Flash

Reagon Rama: E vërteta e lajmit për rikthimin e vizave

Lapsi.al 18 October 2022
Reagon Rama: E vërteta e lajmit për rikthimin e vizave

Kryeministri Edi Rama ka reaguar mbi lajmet se BE-ja mund të rikthejë regjimin e vizave për Shqipërinë. Në një postim në Twitter, Rama garanton se një gjë e tillë nuk ka për të ndodhur. Nuk mungon edhe një “thumbim” për kundërshtarët politikë në opozitë.

“Të gjithë e dinë se kujt i është vënë viza në Shqipëri. Askush mos çuditet si e qysh përhapet thashethemi se BE-ja do kthejë regjimin e vizave! Nongrata nuk ka shans të hiqet. Vizat nuk ka gjasë të vihen dhe opozita e rublave sado të japë shpirt s’ka për të hequr dorë rubla çorba”, - shkruan Rama.

Pak ditë më parë u raportua se rritja e numrit të emigrantëve të paligjshëm që po kalojnë nëpërmjet Shqipërisë dhe Serbisë për të kërkuar azil në BE, ka sjellë vendosjen në tavolinën e bisedimeve të propozimit për pezullimin e udhëtimit pa viza në Ballkanin Perëndimor.

“Shtetas nga Turqia, Tunizia, India, Kuba dhe Burundi po hyjnë legalisht pa viza me rrugë ajrore në Serbi. Disa prej këtyre vendeve janë duke hyrë edhe në Shqipëri. Një numër shumë i lartë i tyre lëviz në mënyrë të parregullt më tej drejt vendeve anëtare të BE-së”, - theksohet në një dokument.

Rritja e numrit të emigrantëve të paligjshëm po ushtron presion mbi shtetet fqinje të BE-së, Austrisë, Kroacisë si edhe Sllovenisë. Ndaj në dokument nënvizohet presioni diplomatik ndaj Shqipërisë dhe Serbisë për të harmonizuar heqjet e vizave dhe për të rikthyer mbrapsht më shumë emigrantë të parregullt. ©LAPSI.al

Të këshilluara

GJKKO-së i shtohet edhe një gjyqtare

Gjykatës së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i është shtuar një tjetër gjyqtare. Pasi kaloi me sukses vetingun në muajin qershor të kët...

19:44

Escobar më 19 tetor viziton Kosovën

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do të qëndrojë të mërkurën në Prishtinë, për të zhvilluar takime me krer...

19:25

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI