Flash

“Shtëpi bari” në Shkodër, shkon në 34 numri i të arrestuarve

Lapsi.al 18 October 2022
“Shtëpi bari” në Shkodër, shkon në 34 numri i

Ka shkuar në 34 numri i personave të arrestuar në kuadër të megaoperacionit të koduar “Qarku” në Shkodër. Sipas policisë, në pranga është vënë një 32-vjeçar, i cili kishte përshtatur një dhomë të banesës së tij, për kultivimin e bimëve narkotike, me anë të llambave elektrike.

Në cilësinë e provës materiale iu gjatë fazës së shtatë u sekuestruan armë, drogë, fidanë narkotikë të kultivuar dhe bimë narkotike në proces tharjeje.

NJOFTIMI I POLICISË

Vijon megaoperacioni policor i koduar “Qarku”, finalizohet faza e shtatë. Shkon në 34 numri i të arrestuarve.

Kishte përshtatur një dhomë të banesës së tij, për kultivimin e bimëve narkotike, me anë të llambave elektrike, arrestohet në flagrancë 32-vjeçari.

Sekuestrohen gjatë fazës së shtatë: armë, drogë, fidanë narkotikë të kultivuar dhe bimë narkotike në proces tharjeje.

Në vijim të megaoperacionit policor të koduar “Qarku”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, prodhimit, shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, mbështetur dhe në inteligjencë informative, kanë finalizuar fazën e shtatë të këtij operacioni, si rezultat i së cilës është evidentuar dhe goditur një rast i përshtatjes së ambienteve të banesës, për kultivimin e bimëve narkotike, me anë të llambave elektrike.

Gjatë operacionit është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit M. Sh., në Dajç, Shkodër, në të cilën shërbimet e Policisë kanë evidentuar një dhomë që ishte përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave elektrike.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në ambientet e banesës kanë gjetur 20 fidanë të dyshuar narkotikë të kultivuar në vazo plastike, bimë të dyshuara narkotike në proces tharjeje dhe lëndë të dyshuar narkotike kanabis me peshë rreth 1.2 kg, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, së bashku me pajisjet elektrike që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të kësaj banese është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë.

Në përfundim të veprimeve u arrestua në flagrancë pronari i banesës, shtetasi M. Sh., 32 vjeç, banues në Dajç, Shkodër dhe materialet procedurale i kaluan Prokuorisë, për veprime të mëtejshme.

* Gjatë 7 fazave të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Qarku”, janë vënë në pranga 34 shtetas, si dhe janë sekuestruar në total, 270.7 kg kanabis, 476 bimë dhe fidanë kanabisi, dhjetëra doze kokaine, pajisje që shërbenin për përpunimin e kanabisit, 2 armë zjarri, municion luftarak, 1 armë sportive, 4 automjete dhe 16 aparate celulare.

Megaoperacioni “Qarku” vijon.

Të këshilluara

SPAK tërheq kërkesën për Erion Alibejn

Prokuroria e Posaçme, SPAK ka tërhequr kërkesën për gjykim ndaj Erjon Alibejt, i cili akuzohet për vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt. Ngjarja ka ndo...

13:17

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI