Flash

"The Crown" përballet me kritika për skenën me Princeshë Diana

Lapsi.al 18 October 2022
"The Crown" përballet me kritika për skenën me

Drama mbretërore e Netflix "The Crown" ka ndezur polemika për mënyrën se si  planifikon të përshkruaj momentet e fundit të Princeshë Diana.

Sezoni 5 do të shfaqë Elizabeth Debicki duke marrë rolin e Princeshës së Uellsit nga Emma Corrin, ndërsa Dominic West do të marrë rolin e Charles nga Josh O'Connor. Sipas Irish Sun, skenat që përshkruajnë vdekjen tragjike të Dianës kanë "ngjallur zemërim".

Princeshë Diana vdiq në vitin 1997 në moshën 37-vjeçare pas një aksidenti automobilistik në tunelin Pont de l’Alma të Parisit. Një burim nga shfaqja u shpreh se anëtarët e ekuipazhit po flasin për përshkrimin e vdekjes së saj në ekran.

“Të kthehesh në Paris dhe t'i kthesh ditët dhe orët e fundit të Dianës në një dramë është shumë e pakëndshme. Më në fund, disa nga anëtarët e ekuipazhit po tërhiqen," u shpreh ai për The Sun. “Shfaqja gjithmonë u përpoq të paraqiste një version imagjinar të historisë mbretërore me sa më shumë ndjeshmëri. Por, kohët e fundit është e vështirë për të arritur këtë ekuilibër. Një tjetër burim prodhimi i tha Deadline se përplasja e makinës nuk do të shfaqet në ekran. Do të shfaqen vetëm ngjarjet para dhe pas aksidentit. Sezoni 5 i "The Crown" do të ketë premierën më 9 nëntor/Lapsi.al

Të këshilluara

Të gjithë si Jeffrey Dahmer këtë Halloween

Seriali më i fundit televiziv mbi vrasësin serial Jeffrey Dahmer është ende në krye të listave të “Netflix”, por prindërit e viktimave nuk janë shumë të lumtur ...

14:08

Familja e George Floyd kundër Kanye West

Familja e George Floyd po përgatit një padi kundër Kanye West për komentet e tij. “Familja e George Floyd po shqyrton një padi për deklaratat e rreme të Kany...

14:36

Megan Thee Stallion bën pauzë nga këndimi

Megan Thee Stallion ka njoftuar së fundmi se do të bëjë një pauzë nga këndimi. Reperja zbuloi lajmin përmes Twitter  pasi u raportua se shtëpia e saj në Los ...

13:44

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI