Flash

Akuza ndaj Olivia Wilde: Po e përdor Harry Styles për famë

Lapsi.al 19 October 2022
Akuza ndaj Olivia Wilde: Po e përdor Harry Styles për famë

Ish-dadoja e fëmijëve të Olivia Wilde dhe Jason Sudeikis ka folur së fundmi për romancën e Wilde me Harry Style.

Ajo pretendoi se regjisorja e "Booksmart" filloi të takohej me Harry  vetëm për të rritur imazhin e saj.“Ajo mendonte se Jason nuk e bëri të dukej aq mirë. Edhe tani me Harry-n, me të vërtetë besoj se ajo po e përdor famën e tij për të qenë e rëndësishme,” tha për Daily Mail gruaja, e cila zgjodhi ta mbante të fshehur identitetin e saj.

“Olivia nuk ishte aq e shkëlqyer si aktore apo regjisore. Jason e quante atë mediokre. Tani ajo është në qendër të vëmendjes dhe Jason gjithmonë thoshte se i pëlqen fama.”

Në intervistë dado gjithashtu pohoi se aktori  zbuloi fillimisht marrëdhënien e 38-vjeçares me  Styles në një orë të vjetër Apple. Pasi mësoi për romancën e tyre, Sudeikis dyshohet se u hodh sipër makinës së Wilde për ta ndaluar atë të shkonte tek Harry.

Megjithatë,  Olivia i quajti deklaratat e saj të rreme.

“Si prindër, është tepër shqetësuese të mësojmë se një ish-dado e dy fëmijëve tanë të vegjël do të zgjidhte të bënte akuza të tilla të rreme ", u shpreh ajo.  Ne do të vazhdojmë të fokusohemi në rritjen dhe mbrojtjen e fëmijëve tanë. Urojmë që ajo do na lërë të qetë"./Lapsi.al

Lexo Edhe:https://lapsi.al/2022/09/23/olivia-wilde-sqaron-debatin-me-shia-labeouf-me-dha-ultimatum/

Të këshilluara

Kush është i dashuri misterioz i Emrata

Emily Ratajkowski u pa duke u puthur me një burrë misterioz në qytetin e Nju-Jorkut të premten mbrëma, disa javë pasi ndezi thashethemet për romancë me Brad Pit...

15:25

Jesse Williams rikthehet në 'Grey's Anatomy'

Jesse Williams do të rikthehet në sezonin e 19 të 'Grey's Anatomy.' Ai do të ripërsëris rolin e tij si dhe do të drejtojë episodin e pestë  “When I Get to the B...

13:25

Ndahet nga jeta këngëtari i Ricchi e Poveri

Është ndarë nga jeta pjesëtari i grupit të famshëm Italian “Ricchi e Poveri”, Franco Gatti. Ai ndërroi jetë në spitalin San Martino në Genova në moshën 80-vjeça...

12:04

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI