Flash

Elma, motra e Cristiano Ronaldos, shpërthen në akuza: ja postimi brutal kundër ten Hag

Lapsi.al 19 October 2022
Elma, motra e Cristiano Ronaldos, shpërthen në akuza: ja postimi

Erik ten Hag e ka të vështirë të gjejë mënyrën e duhur që t'i japë vazhdimësi rezultateve të Manchester United. Barazimi 0-0 në Old Trafford, në ndeshjen e fundit të Premier League, ndaj Newcastle është konfirmimi. Në shtëpinë e Red Devils vazhdon të shqetësojë situata e lidhur me Cristiano Ronaldo. Portugezi pas shumë pankinave në kampionat, kundër Magpies pati mundësinë ta niste nga fillimi. Cështja është se CR7 luajti një ndeshje zhgënjyese dhe u zëvendësua në mesin e pjesës së dytë. Një zëvendësim që shkaktoi reagimin e të motrës Elma Aveiro, e cila sulmoi ashpër në rrjetet sociale.

Cristiano Ronaldo po kalon një sezon të vështirë te United, me vetëm dy gola të shënuar në 12 paraqitje. Për më tepër, shumica e tyre janë luajtur si zëvendësues. Portugezi pati shansin e madh në kampionat, në shtëpi, kundër Newcastle. Por pas një ndeshjeje anonime ai u rikthye në pankinë nga trajneri ten Hag rreth minutës së 70. Një zëvendësim që ndau tifozët, si zakonisht kur flitet për CR7. Krahas kampionit të Madeiras, e nuk mund të ndodhte ndryshe, u rreshtua edhe motra e tij Elma Aveiro. Me një histori në Instagram ajo nisi një sulm të ashpër ndaj ten Hag.

Rreth fundit të shtatorit, motra tjetër, Katia, iu përgjigj ashpër kritikave të tifozëve portugezë ndaj Cristianos. Këtë herë ishte radha e Elmës për të marrë mbrojtjen sulmuesin. Ajo komentoi në një artikull, në një gazetë luzitane, që titullohej "Nëse ten Hag vazhdon në këtë mënyrë, nuk do të mbërrijë në janar". Aveiro shkroi "Shumë vonë", e plotësuar me një emoticon të neverisë. Një sulm tjetër i familjes së Ronaldos ndaj trajnerit holandez, fajtor, sipas tyre, për uljen në stol të një kampioni të madh. Megjithatë, paraqitjet e CR7 duket se i japin të drejtë ten Hag...

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI