Flash

Skandal në Kupën e Gjermanisë: folësi i stadiumit i dedikon ndeshjen një ish-të dënuari neonazist

Lapsi.al 19 October 2022
Skandal në Kupën e Gjermanisë: folësi i stadiumit i dedikon

Sido të shkojë ishte një gafë e bujshme. Skandali ka shpërthyer në Gjermani, në ndeshjen e kupës mes Manheim dhe Nuremberg. Në prani të mbi 17 mijë shikuesve, folësi i stadiumit, Stephan Christen bëri dedikimin që habiti e nervozoi tifozët. Pasi u shpallën dy skuadrat, folësi vendosi t'ia kushtonte ndeshjen Christian Hehl, i cili u nda nga jeta të dielën. Asgjë e çuditshme, përveç faktit që Hehl është një ish-i dënuar, si dhe një neo-nazist.

Lexo më tej: Video/ Gotë birre mbi kokën e asistentit në Bundesligë: ndërpritet Bochum-M’Gladbach

"Kjo ndeshje është për ty", tha Christen në mikrofon. Hehl, në të kaluarën, ishte dënuar për shpërndarje droge dhe zotërim të paligjshëm të armëve të zjarrit. Jo vetëm kaq, mes viteve 2014 dhe 2016 ai u përjashtua nga stadiumet për përplasje me policinë. Administratori i Deleguar i Mannheim u përpoq të distancohej nga incidenti dhe tha se "dedikimi nuk u vendos nga klubi, ne nuk dinim asgjë për të". Nga ana e tij, folësi u justifikua duke u shprehur se kishte marrë, përmes rrjeteve sociale, një kërkesë nga tifozët. Ai thjesht donte t'i plotësonte atyre dëshirën. Christen siguroi gjithashtu se ai nuk e dinte se kush ishte Hehl. Dedikimi, sidoqoftë, u bë, dhe sidoqoftë ishte një gafë. E cila ishte më mirë të shmangej.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI