Flash

Ish-deputeti i PS del kundër Ramës: Mjaft më me baltosje të pedagogëve, rritini pagat

Lapsi.al 19 October 2022
Ish-deputeti i PS del kundër Ramës: Mjaft më me baltosje të

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Besnik Baraj ka dalë hapur kundër Kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit sulmoi sot pedagogun Sandër Kovaçi, që qëndron në krye të protestës së pedagogëve. Në një postim në Facebook, sipas Syri.net, Baraj shkruan se pagat e pedagogëve duhet të rriten dhe kjo kategori e shoqërisë duhet të mbështetet nga qeveria. Baraj ka kërkuar që pedagogët të mos baltosen më duke shtuar se pagat e tyre duhet të jenë minimalisht sa të Kosovës.

Statusi:

Standardin e ҫdo vendi e përcaktojnë kryesisht tre shërbime publike, ai arsimor, shëndetësorë dhe shërbimi policor (siguria). Të gjithë këto sektorë kanë nevojë për një reformë të plotë pagash. Kështu do mund të frenohet hemoragjia e mjekëve, pedagogëve të rinj dhe rinisë në përgjithësi. Minimalisht, pagat duhet të jenë sa në Kosovë dhe vendet fqinjë. Sa i takon korrupsionit, është plagë që ka prekur të gjitha shtresat, por një gjë e them me siguri se arësimi është pjesa më pak e prekur në raport me strukturat e shtetit dhe ato politike. Këto ditë u zhvillua kongresi i nanoteknologjisë, ku morën pjesë shkencëtarë nga 26 vende. I ftuar ishte edhe Prof. Dr. Dhimitër Bello, ish student i Fakultetit të Shkencave të Natyrës, sot zv dekan në Universitetin e Massachusetts. Me emocion dhe zë të lartë tha: “U bëra 50 vjeҫ por ekip profesorësh si ai i FSHN nga përkushtimi, ndershmëria dhe dija ende skam takuar. Sot shtoi, edhe në USA, shkolla është kthyer në biznes”. Të tillë pedagogë kishte ҫdo fakultet në ato vite. Edhe atëhere këta ishin superiorë nga ҫdo pikëpamje ndaj shtresësh politike. Edhe sot, mendoj, profesorati është pjesa më e ndershme. Ai ka nevojë të përkrahet me fonde, me ndryshime ligjore, me heqjen e burokracisë, dhënien e më shumë kopetencave departamentit dhe profesoratit. Pa dyshim le ti nënshtrohet auditeve e kontrolleve. Pyll pa derra nuk ka, por kurrë nuk mund të hidhet baltë mbi ta në tërësi. Kjo është njesoj si të baltosësh të tërë shoqërinë shqiptare. Mësuesi, futet në ҫdo shtëpi, nëpërmjet nxënësve. Hedhja baltë mbi mësuesin, spërkat dhe nxënësin, bile bën pis edhe prindërit. I thua atij largohu nga ky vend, nuk të arsimon! Ky vend ka nevojë për modele pozitive, ato i gjen kudo po ti kërkosh. Mjaft më me baltosje!!!

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI