Flash

Jared Leto lançon linjën e tij për kujdesin ndaj lëkurës

Lapsi.al 19 October 2022
Jared Leto lançon linjën e tij për kujdesin ndaj

Jared Leto i është bashkuar të famshmëve që janë bërë pjesë e industrisë së kujdesit të lëkurës dhe kozmetikës.

Aktori i Morbius ka prezantuar markën e tij të re ' TwentyNine Palm', e cila po lançohet me 12 produkte për trupin, fytyrën dhe flokët.

Linja do të jetë e disponueshme për blerje nga 25 tetori. Ajo do të  përfshijë: pastrues fytyre, një hidratues , serum, maskë për fytyrën prej balte si dhe shampo.

Sipas Vogue, marka do të nxjerrë gjithashtu një  botim të kufizuar me vepra arti nga Douglas Mandry. Koleksioni do të jetë i disponueshëm për t'u blerë në internet. Ai do të shitet  në New York, Los Angeles, Londër dhe Paris.

"Twentynine Palms është një shesh lojrash krijuese me shumë produkte në zhvillim," tha Jared Leto. " Duke folur për Vogue, Leto këmbënguli se ai "asnjëherë nuk ka qenë  i interesuar për produktet e bukurisë". "Por unë jam i interesuar në idenë për t'u kujdesur për veten në mënyrën më të natyrshme të mundshme," u shpreh  ai.

Marka është krijuar në bashkëpunim me themeluesin e kujdesit të lëkurës Maapilim, muzikantin Jonathan Keren.

Pasi Jared zbuloi produktet Maapilim dy vjet më parë, dyshja "filluan të bisedonin, duke mos ditur se çfarë do të ndodhte". Keren i tregoi Vogue: “Ne ndjemë një lidhje shumë të fortë krijuese”./Lapsi.al

Marrë nga: Independent

 

Të këshilluara

Jesse Williams rikthehet në 'Grey's Anatomy'

Jesse Williams do të rikthehet në sezonin e 19 të 'Grey's Anatomy.' Ai do të ripërsëris rolin e tij si dhe do të drejtojë episodin e pestë  “When I Get to the B...

13:25

Ndahet nga jeta këngëtari i Ricchi e Poveri

Është ndarë nga jeta pjesëtari i grupit të famshëm Italian “Ricchi e Poveri”, Franco Gatti. Ai ndërroi jetë në spitalin San Martino në Genova në moshën 80-vjeça...

12:04

Elsa Lila rikthehet në Instagram

Disa muaj pasi u pushuan të gjitha akuzat kundër saj dhe u shpall e pafajshme, Elsa Lila është rikthyer në rrjetet sociale. Këngëtarja e njohur shqiptare i ësht...

10:27

Të gjithë si Jeffrey Dahmer këtë Halloween

Seriali më i fundit televiziv mbi vrasësin serial Jeffrey Dahmer është ende në krye të listave të “Netflix”, por prindërit e viktimave nuk janë shumë të lumtur ...

14:08

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI