Flash

Koreja e Veriut lëshon predha artilerie si paralajmërim për Jugun

Lapsi.al 19 October 2022
Koreja e Veriut lëshon predha artilerie si paralajmërim për Jugun

Koreja Veriore ka thënë të mërkurën se ka shtënë me predha artilerie në ujërat afër kufirit me Korenë Jugore, si paralajmërim për stërvitjet ushtarake të Suelit. Ushtria Popullore Koreane ka nisur të shtëna “kërcënuese, paralajmëruese drejt ujërave lindorë dhe perëndimorë… si kundërmasë e fuqishme ushtarake”, ka thënë Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë, sipas një deklarate të publikuar nga agjencia shtetërore e lajmeve, KCNA.

Në deklaratë është kërkuar që Sueli “të ndalë menjëherë provokimet nxitëse, të cilat përshkallëzojnë tensionet ushtarake në frontin e luftës”. Sueli ka thënë se Koreja Veriore ka nisur më shumë se 250 predha artilerie në gjirin perëndimor dhe atë lindor, në zonën kufitare që ndan dy vendet.

Asnjë prej predhave nuk ka kaluar në ujërat territorialë të Koresë Jugore, ka thënë Seuli. Seuli ka nisur këtë javë stërvitjet ushtarake për mbrojtje, të cilat do të vazhdojnë deri më 28 tetor. Koreja Veriore, shtet i pajisur me armë bërthamore, ka kryer disa testime raketore në javët e fundit. Qeveria në Phenian ka thënë se testimet kanë pasur synim që të simulojnë hedhjen e armëve bërthamore taktike në zonat e Koresë Jugore. Rezolutat e Kombeve të Bashkuara ia ndalojnë Koresë Veriore testimin e të gjitha llojeve të raketave balistike.

 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI