Flash

Po transportonte 7 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 21-vjeçari në Himarë

Lapsi.al 19 October 2022
Po transportonte 7 emigrantë të paligjshëm, arrestohet

Një 21-vjeçar është arrestuar në Himarë. Ai u kap duke transportuar emigrantë kundrejt pagesës. Sipas policisë, në pranga ka përfunduar Klinton Shehaj. Ai u arrestua në flagrancë pranë fshatit 'Piqeras'.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rastit të trafikimit të emigrantëve.

Njoftimi i Policisë: 

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Piqeras”. Tentoi të transportonte 7 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 21-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë të informacioneve policore, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor “Piqeras”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi K. Sh., 21 vjeç.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në afërsi të fshatit Piqeras, duke tentuar të transportonte, kundrejt fitimit, 7 emigrantë të paligjshëm, 2 prej të cilëve i kishte futur në automjet.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI