Flash

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Zbulohet lista me 25 emra anti-Arabi: dhjetë lojtarë vijnë nga jashtë, të tjerët nga kampionati kombëtar

Lapsi.al 19 October 2022
Zbulohet lista me 25 emra anti-Arabi: dhjetë lojtarë vijnë nga

Për miqësoren kundër Arabisë Saudite, në 26 tetor, Edoardo Reja dhe FSHF kanë një strategji të re. Idea është të shohin lojtarët më të spikatur në kampionatin e Superiores, të plotësuar me disa emra të thirrur nga jashtë. Kështu, sipas RTSH Sport është zbuluar tashmë lista me 25 emrat që do të udhëtojnë për në Abu Dhabi për këtë sfida, dhjetë nga të cilët luajnë jashtë Shqipërisë, përfshirë tre portierët.

Etrit Berisha i Torinos, Elhan Kastrati i Cittadellas e Gentjan Selmani i Boluspor do të mbrojnë shtyllat kundër sauditëve. Nga kampionati turk janë thirrur Bekim Balaj e Odise Roshi. Në vendet në konflik mbërrijnë tre lojtarë: Ardit Toli e Taulant Seferi nga Ukraina e Mario Mitaj nga Rusia. Arbnor Muçolli e Sokol Cikalleshi që është më i familjarizuari në këtë miqësore duke qenë se luan në Arabi, kompletojnë 10 lojtarët që luajnë në kampionatet e huaja.

LOJTARËT QË VIJNË NGA JASHTË

1. Etrit Berisha (TORINO)

2. Elhan Kastrati (CITTADELLA)

3. Gentjan Selmani (BOLUSPOR)

4. Bekim Balaj (ANKARA KECIÖRENGÜCÜ)

5. Sokol Cikalleshi (AL-KHALEEJ)

6. Ardit Toli (FC VORSKLA POLTAVA)

7. Taulant Seferi (FC VORSKLA POLTAVA)

8. Odise Roshi (SAKARYASPOR)

9. Mario Mitaj (LOKOMOTIV MOSCOW)

10. Arbnor Muçolli (VEJLE BOLDKLUB)

Ndeshja me Arabinë Saudite e kushtëzon jo pak trajnerin italian për faktin se data 26 nuk është e lirë nga FIFA në kalendarin zyrtar dhe në këtë pikë 77-vjeçari është mbështetur shumë në Superiore. Lista ka emrat më në formë. Rekordin e mban Partizani me 4 emra të grumbulluar që janë Eneo Bitri, Andi Hadroj, Arinaldo Rrapaj dhe Xhuliano Skuka, ndërsa Tirana prezantohet me Xhixhën, Deliun e Kallakun. Po tre emra do të bashkohen edhe nga Vllaznia ku janë thirrur Gurishta, Hakaj e Mala por elementë interesantë Reja ka gjetur edhe tek Teuta ku kanë marrë ftesë Albion Marku e Lorenco Vila.

LOJTARËT E SUPERIORES

1. Eneo Bitri (PARTIZANI)

2. Arinaldo Rrapaj (PARTIZANI)

3. Xhuliano Skuka (PARTIZANI)

4. Andi Hadroj (PARTIZANI)

5. Redon Xhixha (TIRANA)

6. Ardit Deliu (TIRANA)

7. Sherif Kallaku (TIRANA)

8. Erdenis Gurishta (VLLAZNIA)

9. Esin Hakaj (VLLAZNIA)

10. Esat Mala (VLLAZNIA)

11. Albion Marku (TEUTA)

12. Lorenco Vila (TEUTA)

Duke parë se jemi në një sezon të ngjeshur e në të cilin dëmtimet janë prezent, italiani është treguar i kujdesshëm. Lista B, ose më saktë ajo e pritjes e hartuar nga Reja vlen nëse disa nga lojtarët e thirrur do të tërhiqen. Ismajlgeci i Tiranës është një njohje 'e vjetër' e italianit. Por Herald Marku e Tedi Cara do të ishin debutues.

LIST-PRITJE

1. Ismajlgeci (TIRANA)

2. Herald Marku (VLLAZNIA)

3. Tedi Cara (PARTIZANI)

Përfaqësuesja kuqezi do të nisë grumbullimin më datë 22 tetor në kompleksin Tropikal në Durrës. E më datë 24 tetor do të udhëtojë për në Abu Dabi, për ndeshjen miqësore. Kundër Arabisë Saudite do të luhet në 26 tetor në “Al Nahyan Stadium” të Abu Dabit në 16:30 me orën tonë.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI