Flash

Zbulohet "shtëpi bari" në Spanjë, 4 shqiptarë të arrestuar

Lapsi.al 19 October 2022
Zbulohet "shtëpi bari" në Spanjë, 4 shqiptarë

Garda Civile e Valencias ka arrestuar pesë anëtarë të një grupi kriminal të dedikuar për kultivimin dhe shitjen e marijuanës në tregun ndërkombëtar. Katër prej të arrestuarve janë me kombësi shqiptare.

Operacioni filloi kur marsin e kaluar agjentët morën informacione për një instalim të mundshëm të një plantacioni marijuane në një shtëpi në qytetin e Paiporta.

Ky ambient ruhej gjithmonë nga dy persona me origjinë shqiptare dhe dy persona të tjerë të së njëjtës kombësi, ishin të ngarkuar me lëvizjen e elementëve të nevojshëm për kultivim si plehrat kimike apo plehu.

Kreu i grupit kriminal është një burrë me kombësi italiane me banim në Itali, i cili ishte përgjegjës për kërkimin e akomodimit për personat që u shpërngulën në Spanjë nga vendet lindore.

Në këto ngjarje ka marrë pjesë një 43-vjeçar me kombësi spanjolle, i cili merrej me vendosjen e transformatorëve, llambave, ventilatorëve, kondicionerëve dhe furnizimin e paligjshëm të energjisë elektrike. Për ta bërë këtë ishte krijuar një tunel që dilte nga magazina dhe qarkullonte nën asfaltin e rrugës, duke lejuar kështu të mos zbulohej, pasi nuk kishte instalime të jashtme të dukshme.

Pas autorizimit gjyqësor, në magazinën e sipërpërmendur u krye kontrolli dhe u gjetën 248 transformatorë të fuqisë së lartë, 72 llamba, 7 makina klimaterike, 44 ventilatorë, 1 automjet, 1400 euro para cash dhe 721 bimë marihuanë me peshë më shumë se 18 kilogramë, shkruajnë mediet spanjolle.

Në lidhje me drejtuesin e organizatës po ndërmerren hapat për lokalizimin e tij në territorin italian.

Të këshilluara

Aksident në Krujë, një i plagosur

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën e fshatit Bilaj, Krujë. Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, një autoveturë tip “Opel” me drejtues Stefan M...

17:00

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI