Flash

2 personat e arrestuar në Elbasan do eliminonin një biznesmen

Lapsi.al 20 October 2022
2 personat e arrestuar në Elbasan do eliminonin një biznesmen

Policia e Elbasanit njoftoi këtë të enjte se kishte parandaluar një ngjarje të rëndë në Elbasan. 2 personat e vënë në pranga janë Luis Gaxha dhe Rigers Spahiu.

Ata akuzohen se do të kryenin ekzekutimin e një biznesmeni të njohur në qarkun e Elbasanit. Sipas asaj që raportoi ABC që citoi burime nga policia lokale, ndërhyrja është bërë në kohë për të ndaluar planin.

Sipas të njëjtave burime “për kokën e të njëjtit biznesmen” ishte paguar edhe Nuredin Dumani, i cili ka rrëfyer gjithçka pas arrestimit. Policia njoftoi se bashkë me 2 personat janë sekuestruar 4 kallashnikovë, dy prej të cilëve ishin të modifikuar edhe me silenciatorë.

Janë gjetur 3 pistoleta me silenciatorë; 2 mina me telekomandë, të gatshme për t’u aktivizuar për shpërthim me komandim në distancë, nëpërmjet aparateve celulare; Kapsolla detonatore; Një sasi lënde plasëse, e dyshuar “C4”; 4 aparate celulare; Sasi e konsiderueshme municioni luftarak, blindshpues.

Rigers Spahiu, vëllai i Arjan Spahiut, i vrarë më 27 nëntor 2020. Ai akuzohet se e ka ndihmuar Gaxhin. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI