Flash

Video/ Barcelona shkatërron Villarreal, dygolësh për Lewandowski: Keidi Bare nuk ndihmon dot Espanyol

Lapsi.al 20 October 2022
Video/ Barcelona shkatërron Villarreal, dygolësh për Lewandowski:

Barcelona harroi menjëherë humbjen në El Clasico, duke përjetuar një mbrëmje gala. Blaugrana dominuan gjatë gjithë lojës dhe mposhtën qartë Villarrealin. Përfundoi 3-0 në Camp Nou me dygolëshin e Lewandowski dhe golin me takë të Ansu Fati, që ndëshkuan 'Submarino Amarillo'. Tre gola në tetë minuta e kthejnë Barçën në tre pikë pas Real Madrid. Almeria dhe Osasuna fitojnë gjithashtu, duke mposhtur Girona (3-2) dhe Espanyol (1-0). Keidi Bare nuk ndihmon dot skuadrën tjetër katalanase, i zëvendësuar pas një ore lojë. Mesfushori shqiptar i rikthyer pas dëmtimit ende nuk është në 100% të tij. Bare u zëvendësua nga Puado në minutën e 59.

BARCELONA 3-0 VILLAREAL

Pas humbjes në El Clasico, Barcelona ringrihet menjëherë, duke mposhtur Villarreal 3-0. Dygolësh i Lewandowski, gol i Fati dhe paraqitje të shkëlqyera nga Gavi dhe Pedri. Blaugranat dominuan pjesën e parë, me miqtë të blinduar në mbrojtje. Villareal në fakt priste rastin të kundërsulmonte me Jackson dhe Danjuma. Një plan që dështoi, ai i Emery, sepse Barça ishte e shfrenuar pas dëmtimit të Pedraza. Avantazhi erdhi në minutën e 31-të. Top brilant i Pedrit për Jordi Alba, që shërbeu për Lewandowski. Polaku kaloi dy mbrojtës me kontrollin e topin dhe shënoi golin e parë. Kaluan tre minuta dhe mbërriti dyfishimi. Gavi nisi në kundërsulm Lewandowski, që gjeti dygolëshin me një goditje të mahnitshme me hark. 11 gola në 10 ndeshje në La Liga për polakun, 16 në sezon dhe jemi në mes të tetorit.

Në minutën e 38' erdhi edhe trisi, me takën fituese të Ansu Fati me portën bosh. Barça u argëtua dhe kontrolloi lojën në pjesën e dytë. Disa shpërthime të rrezikshme me Ansu Fati dhe Raphinha dhe shumë pak raste për një Villarreal të ngathët. Xavi gjithashtu i dha edhe Pique disa minuta lojë. Barça fitoi 3-0 dhe rikthehet tre pikë larg Real Madrid. Performancë për t'u harruar, megjithatë, për 'Submarino Amarillo', i nënti në Liga.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI