Flash

Cardi B në telashe ligjore për albumin e saj

Lapsi.al 20 October 2022
Cardi B në telashe ligjore për albumin e saj

Cardi B është paditur së fundmi së fundmi për të drejtat e autorit. Një burrë i quajtur Kevin Brophy, u shpreh se  një tatuazh që ai kishte u përdor pa pëlqimin e tij në kopertinën e albumit të saj.

Sipas Billboard, një dizajner grafik i quajtur Timm Gooden mbivendosi tatuazhin dallues,  një tigri dhe gjarpri  në shpinën e modelit në foto.Tatuazhi  i përkiste Brophy, i cili po kërkon 5 milionë dollarë pasi tha se Cardi B e shfrytëzoi përdorimin e tij në një mënyrë 'turpëruese dhe  seksuale.'

Ekipi ligjor i Brophy tha: “Atij i është dashur të përballet me komente, pyetje dhe tallje nga anëtarët e komunitetit dhe familja. Puna dhe jeta e tij profesionale është dëmtuar. Përveç Cardi B,  janë pafitur edhe kompania e saj Washpoppin Inc. dhe kompania e ish-menaxherit të saj KSR Group.

Ekipi ligjor i reperes i ka kërkuar gjykatës ta hedhë poshtë cështjen. Sipas tyre kopertina e albumit është nën mbrojtjen e Amendamentit të Parë. Ata u shprehën se në të u përdor vetëm një pjesë e vogël e tattos.

Brophy është ndër dëshmitarët që janë planifikuar të marrin pjesë në gjyq. Gruaja e tij dhe artisti që i ka bërë tattoo thuhet se do të dëshmojnë gjithashtu./Lapsi.al

Të këshilluara

Njihuni me çiftin më të ri të showbizz

Billie Eilish sapo konfirmoi lidhjen e saj të përfolur me Jesse Rutherford. Çifti janë fotografuar duke shkëmbyer një puthje të martën mbrëma jashtë një restora...

13:57

Meghan Markle: E kisha zili Paris Hilton

Meghan Markle pranoi se e  kishte gjykuar Paris Hilton përpara se ta intervistonte, sepse ajo ishte e pasur. Dukesha e Sussex foli me Hilton për episodin e k...

12:26

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI