Flash

Gjëndja emocionale e Kylie pas lindjes së djalit

Lapsi.al 20 October 2022
Gjëndja emocionale e Kylie pas lindjes së djalit

Kylie Jenner, përpos një business-woman e suksesshsme , është edhe nënë e dy fëmijëve, dhe është vetëm 26 vjeçe.

Pronarja e “Kylie Cosmetics” solli në jetë djalin e saj me reperin Travis Scott, në muajn shkurt të këtij viti. Ndonëse kanë kaluar disa kohë nga ai moment, në episodin më të ri të “The Kardashians”, Kendall dhe Kylie kanë zhvilluar një bisedë mbi emocionet dhe gjendjen e kësaj të fundit pas sjelljes në jetë të djalit.

Ndër të tjera miliarderja tregoi se ka qarë për tre javë rresht pa pushim ndonëse tani ndihet më mirë.

“Ka qenë shumë e vështirë për mua. Kam qarë pa pushim për tre javë rresht. Është thjesht një trishtim dhe pastaj disi largohet. E pata edhe me Stormin”. Qaja aq shumë saqë kur shtrihesha më dhimbte koka.

Kylie më tej shton: “Unë nuk jam mjeke, por kam lexuar në Google që e quajnë ‘baby blues’ kur nuk zgjat gjashtë javë. Përfundimisht e kisha këtë, pasi fillova të ndihesha më e mirë pas gjashtë javësh. Por, tani ndihem mirë mendërisht, nuk qaj cdo ditë dhe kjo është e mrekullueshme.”

Më herët, Kylie ka zbuluar se Kris e ndihmon shumë me dy fëmijët e saj.

“Mami asistoi në lindjen e Stormit. Ose më saktë, ishte ajo që e mirëpriti atë. Ishim në spital me doktorët në sallë dhe ishte e veshur e stirilizuar dhe e nxori Stormin nga vagina ime. Është e mrekullueshme, e qetë. Ka rritur gjashtë fëmijë dhe dua ta kem gjithmonë pranë”,-shprehej miliarderja.

Të këshilluara

Meghan Markle: E kisha zili Paris Hilton

Meghan Markle pranoi se e  kishte gjykuar Paris Hilton përpara se ta intervistonte, sepse ajo ishte e pasur. Dukesha e Sussex foli me Hilton për episodin e k...

12:26

Kush është i dashuri misterioz i Emrata

Emily Ratajkowski u pa duke u puthur me një burrë misterioz në qytetin e Nju-Jorkut të premten mbrëma, disa javë pasi ndezi thashethemet për romancë me Brad Pit...

15:25

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI