Flash

Inter nxiton për Romelu Lukaku: akord me Chelsea për rinovimin e huazimit, blerja në qershor 2024

Lapsi.al 20 October 2022
Inter nxiton për Romelu Lukaku: akord me Chelsea për rinovimin e

Romelu Lukaku është pothuajse gati për t'u rikthyer në fushë për Inter. Belgu duket se e kaloi tashmë dëmtimin në përkulësit e kofshës së majtë, që e mbajti larg fushës nga 28 gushti. Por klubi zikaltër shikon përtej të tashmes përsa i përket sulmuesit belg. Romelu Lukaku u rikthye në Milano nga Chelsea me formulën e huazimit të rëndë, mbi bazën e 8 milionë eurove plus 3 bonuse.

Sipas ‘Gazzetta dello Sport’, Inter në fakt ka tashmë një marrëveshje me Blues për rinovimin e huazimit edhe për një vit tjetër. Të dy palët do të takohen përsëri deri në fund të sezonit për të vendosur të ardhmen e Big Rom. Por ndërkohë janë hedhur themelet për ta parë belgun ende në zikaltër në 2023/24.

Lexo më tej: Daily Mail ‘shkatërron’ Lukakun: “Muskuj të brishtë si gjalpi”

Jo vetëm kaq. Kur Inter dhe Chelsea të marrin vendimin për Lukaku sezonin e ardhshëm, duke rinovuar huazimin, hapet edhe një skenar. Klubi zikaltër mund të shtojë të drejtën e blerjes në marrëveshjen e re. Kështu në verën e vitit 2024 zikaltrit mund të mbajnë lojtarin me titull përfundimtar. Kjo edhe për faktin se Blues nuk kanë ndërmend ta marrin mbrapsht belgun. E kjo vlen edhe për këtë qershor, pas përvojës zhgënjyese në sezonin 2021-2022. Në rikthimin në Premier League, Romelu Lukaku në 26 ndeshje shënoi vetëm 8 gola (dhe dy rrjeta në gjashtë dalje në Champions League).

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI