Flash

“Krim i shëmtuar”/ Berisha pas vdekjes së të riut: Banditë me uniformë i morën jetën

Lapsi.al 20 October 2022
“Krim i shëmtuar”/ Berisha pas vdekjes së të riut:

Kryetari i Partise Demokratike, Sali Berisha ka reaguar per vdekjen e 32-vjecarit ne komisariatin nr.3 në Tiranë. Kryedemokrati deklaron se e gjitha ishte një krim i shëmtuar i policisë së shtetit. Berisha thotë se i riu u dhunua dhe torturua shtazarisht në makinën e tyre. Duke i etiketuar si 'vrasës me uniformë', kreu i PD-së deklaron se efektivët e kanë dërguar Kurtin të vdekur në urgjencë. Kryedemokrati shton se dënon ashpër krimin e shëmtuar të kriminelëve me uniformë të kryeministrit Edi Rama dhe ministrit Bledi Çuçit.

POSTIMI I BERISHËS:

KRIM I SHËMTUAR!

Banditë me uniformë i marrin jetën të riut 32 vjeçar, Leart Kurti. Ata e torturuan shtazërisht në makinën e policisë dhe e dërguan pa ndjeja në komisariat. Vrasësit me uniformë e dërgojnë të vdekur në urgjencë. Shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes dhe dënoj me ashpërsinë më të madhe krimin e shëmtuar të kriminelëve me uniformë të Edi Ramës dhe ministrit të familjes Çuçi.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI