Flash

Video/ Leicester lëviz nga vend i fundit: Rodgers mposht Leeds, Gerrard në telashe me Aston Villan e tij

Lapsi.al 20 October 2022
Video/ Leicester lëviz nga vend i fundit: Rodgers mposht Leeds, Gerrard

Java e 12-të e Premier League ka përfunduar me fitoren e Leicester ndaj Leeds, që i jep Brendan Rodgers pak frymëmarrje. Pas autogolit fillestar të Koch, Barnes nënshkroi dyfishimin dhe lejoi ekipin e tij të largohej nga vendi i fundit në renditje. Për Foxes kjo është hera e fundit, që lëviz nga fundi i renditjes. Një tjetër humbje e keqe, megjithatë, për Aston Villa të Steven Gerrard, e mundur 3-0 në Craven Cottage kundër Fulham.

Lexo më tej: Video/ Sancho i jep triumfin United, Leicester mbetet i fundit: fitorja e tretë radhazi e Ten Hag

Me vetëm një fitore e dy barazime në 10 javët e para të kampionatit, Rodgers e kishte të qartë se ndaj Leeds duhej kthesa. E gjërat shkuan menjëherë mirë për Leicester, në avantazh pas një cerek ore lojë. Në fakt Leeds u bëri keq vetes me autogolin e Koch, që befasoi portierin Meslier. Foxes morën zemër dhe e kontrolluan lojën, duke shënuar edhe golin e dytë me Barnes në minutën e 35. Asist i Deësbury-Hall nxorri në pozicion goditje mesfushorin anësor, që nuk gaboi. 8 pikë për Leicester në vendin e parafundit, një pas Leeds, që pozicionohet i 16-i.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI