Flash

Nis protesta/ Pedagogu-Ramës: Rrogat nuk i meritojnë ministrat tuaj me diploma plagjaturë

Lapsi.al 20 October 2022
Nis protesta/ Pedagogu-Ramës: Rrogat nuk i meritojnë ministrat tuaj me

Protesta e pedagogëve ka nisur ditën e sotme para Universitetit Politeknik. Në vijim të grevës, pedagogët kanë njoftuar sot bojkot të auditoreve.

Gjatë fjalës së tij, një pedagog i Universitetit të Arteve theksoi se gjysma e rrogës së tij shkon për literatura dhe për mësime jashtë orarit. Po ashtu ai shtoi se rrogat nuk i meritojnë Ministrat e tij që janë me diploma plagjaturë dhe jo pedagogët.

"Kërkimet shkencore dhe financimet e tyre duhet që të jenë prioritet për qeverinë shqiptare, sepse rrit nivelin e arsimit. Dje dhe sot nuk është bërë asnjë nga MA për premtimet e dhëna ndaj studentëve dhe pedagogëve. Rama, ju keni deklaruar se ne nuk e meritojmë rritjen e rrogës. Unë gjysmën e rrogës e shpenzojë për literaturat. Unë punojë eksta me strudëntët. Më thoni ju çfarë duhet të bëj më shumë për rritjen e rrogës. Ndoshta ju e keni për ministrat tuaj me diploma plagjaturë që thoni se nuk i meritoni rritjen e rrogës," tha pedagogu.

Kërkesat e pedagogëve

-Rritja e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës

-Rritja e financimit për kërkimin shkencor

-Rivendosja e shtesave mbi pagë për ‘Dëshmëri shëndeti në punë’

-Rritja e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë

-Rritja e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare

-Rivlerësimi i orës mësimore pasi ka zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore si rezultat i mosfierencimit të orës mësimore të leksionit.

-Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare

-Të pezullohet deri më 2026 zbatimi i pikës c) të paragrafit të 3, i Kreut III të VKM Nr.112, datë 23.2.2018 për kriteret e marrjes së titullit “Profesor”.

-Të bëhet transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universitetet publike.

[caption id="attachment_768999" align="aligncenter" width="391"] Pedagogët në protestë[/caption]

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI