Flash

Njihuni me çiftin më të ri të showbizz

Lapsi.al 20 October 2022
Njihuni me çiftin më të ri të showbizz

Billie Eilish sapo konfirmoi lidhjen e saj të përfolur me Jesse Rutherford. Çifti janë fotografuar duke shkëmbyer një puthje të martën mbrëma jashtë një restoranti indian në Studio City, Kaliforni.

Këngëtarja 20-vjeçare dhe këngëtari kryesor i grupit rock alternativ The Neighbourhood, buzëqeshën ndërsa hëngrën darkë në Lal Mirch, që u pasua nga puthje në trotuar.

Eilish dhe i dashuri i saj i ri ndezën fillimisht spekulime për lidhje të premten e kaluar pasi u panë në Halloween Horror Nightst të Universal Studios në Los Angeles.

Një fanse kapi një video në TikTok ku ajo arrinte të kapte dorën e Rutherford-it duke dalë nga një labirint i përhumbur. Ditë më vonë, llogaria në Twitter Pop Crave postoi një foto të të dyve duke ngrënë së bashku në një restorant.

Romanca e re tërhoqi reagime të përziera në internet, me shumë shqetësime për diferencën 10-vjeçare në moshë të dyshes. Por të tjerë theksuan se muzikantët njihen prej vitesh.

Të këshilluara

Meghan Markle: E kisha zili Paris Hilton

Meghan Markle pranoi se e  kishte gjykuar Paris Hilton përpara se ta intervistonte, sepse ajo ishte e pasur. Dukesha e Sussex foli me Hilton për episodin e k...

12:26

Kush është i dashuri misterioz i Emrata

Emily Ratajkowski u pa duke u puthur me një burrë misterioz në qytetin e Nju-Jorkut të premten mbrëma, disa javë pasi ndezi thashethemet për romancë me Brad Pit...

15:25

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI