Flash

Plagosi me thikë të riun, arrestohet 52-vjeçari në Kukës

Lapsi.al 20 October 2022
Plagosi me thikë të riun, arrestohet 52-vjeçari në

Ka rënë në pranga 52-vjeçari I.D., pasi plagosi me thikë 19-vjeçarin J.V. Uniformat blu bëjnë me dije se gjithashtu është proceduar penalisht edhe shtetasi tjetër që u përfshi në konflikt me të arrestuarin dhe nuk kallëzoi ngjarjen.

"Plagosi aksidentalisht me mjet prerës (thikë), një 19-vjeçar, gjatë konfliktit me një shtetas tjetër, arrestohet në flagrancë 52-vjeçari.

Procedohet penalisht edhe shtetasi tjetër që u përfshi në konflikt me të arrestuarin dhe nuk kallëzoi ngjarjen.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit se në spitalin e Kukësit ishte dërguar për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasi J. V., 19 vjeç, banues në fshatin Shtanë, i plagosur me mjet prerës thikë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, kanë nisur veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të plagosjes.

 

 

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi J. V. është plagosur aksidentalisht me mjet prerës (thikë), në këmbë, nga shtetasi I. D., gjatë ndërhyrjes për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit të shtetasit I. D. me shtetasin A. P., në fshatin Shtanë.

Në përfundim të veprimeve hetimore për këtë rast u arrestua në flagrancë, për veprat penale “Plagosja e rëndë nga pakujdesia” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, shtetasi I. D., 52 vjeç, banues në fshatin Shtanë, me precedent të mëparshëm penal.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. P., 40 vjeç, banues në fshatin Shtanë, për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua mjeti prerës (thikë) me të cilin dyshohet se është plagosur 19-vjeçari.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme" , shkruan policia.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI