Flash

Protesta e pedagogëve, reagon Rama: Nuk është masive, por një pakicë!

Lapsi.al 20 October 2022
Protesta e pedagogëve, reagon Rama: Nuk është masive, por

Kryeministri Edi Rama në një kohë kur sot është thirrur një protestë masive nga pedagogët para Universitetit Politeknik, ka reaguar duke thënë se rritje pagash nuk do të ndodh, për shkak se sipas tij një rritje ka ndodhur.

Rama hedh akuza edhe ndaj Sali Berishës, duke thënë se një “Non Grata” po e nxit këtë protestë , ndërsa thekson se nuk do të bëhet asnjë vetting për pedagogët.

“Mediat e angazhuara masivisht për ta paraqitur si masive protestën e një pakice pedagogësh,nën udhëheqjen e nongratave e të shiksave të tyre, flasin për gjoja një Veting që do bëka regjimi imagjinar për pedagogët! Asnjë Veting as do bëhet, as është thënë e as është e menduar!

Sa për rritjen e mëtejshme të pagave e përsëris, nuk  do të ndodhë deri kur të vijë radha e natyrshme, pas pensionistëve në fundvit dhe pas daljes dimri, kur do të bëjmë bilancet e kostove të mburojës së energjisë elektrike edhe për familjet e pedagogëve që mbrohen nga qeveria!” shkruan Rama.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka thirrur sot në protestë kombëtare të gjithë qytetarët që të dalin në mbështetje të pedagogëve, e cila do të zhvillohet në orën 11:00, para Universitetit Politeknik.

Më herët edhe pedagogët njoftuan për protestën kombëtare që do të mbahet nesër. Ata kërkuan edhe mbështetjen e studentëve në kauzën e tyre, pasi nuk janë dakord me rritjen e pagës me 7% nga ana e qeverisë.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI