Flash

PS mburojë e Olta Xhaçkës, refuzon Kushtetuesen për çështjen e hotelit në Dhërmi

Lapsi.al 20 October 2022
PS mburojë e Olta Xhaçkës, refuzon Kushtetuesen për

Partia Socialistë do të bllokojë gjykimin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetit të Olta Xhaçkës nga Gjykata Kushtetutese, në lidhje me vendimin e qeverisë që e shpalli bashkëshortin e saj “investitor strategjik” për një hotel me 5 yje në Himarë.

Raporti i hartuar nga deputetët e Partisë Socialiste dhe që pritet të miratohet në parlament thotë se Xhaçka nuk është në shkelje të nenit 70 pika 3, sipas të cilit “deputetët nuk mund të kryejnë asnjë veprimtari fitimprurëse që buron nga pasuria e shtetit ose e pushtetit vendor dhe as të fitojnë pasuri të këtyre”.

Me këtë raport, Partia Socialiste bëhet mburojë e deputetes dhe ministres së qeverisë, për një çështje të dyshuar për nepotizëm dhe konflikt interesi.

Xhaçka pranoi të merrte vendim Gjykata Kushtetuese

Vendimi i Partisë Socialiste bie ndesh me deklaratat e mëparshme të Xhaçkës, që ka pranuar që vendimi për papajtueshmërinë e mandatit të saj të merret nga Gjykata Kushtetuese.

Në seancën e datës 23 Qershor të këtij viti në parlament, Xhaçka sfidoi opozitën që ta dërgonte rastin e saj në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa debatonte me deputetin Agron Shehaj.

“Ju ftoj ta çoni çështjen në gjykatë Kushtetuese dhe nuk mund të vish sot këtu të hedhësh baltë mbi punën, djersën e tij e ëndrrat apo aspiratat për të bërë një gjë më shumë” u shpreh ajo.

Më herët, bashkëshorti i saj, Artan Gaçi kishte pranuar se nga shpallja si investitor strategjik kishte përfituar përdorimin e plazhit para hotelit në Dhërmi.

Bashkëshorti dhe kunata, investitorë strategjikë

“Unë jam investitor strategjik dhe po ndërtoj një hotel, nuk po ndërtoj vila siç bëjnë të tjerët” ka pranuar për BIRN Artan Gaçi. “Më takon zona e plazhit përballë hotelit për të vënë shezlongët” ka shtuar ai.

Por sipas dokumentave, në lojë u përfshi edhe kunata e ministres Xhaçka, Tawni Lin Grzych-Sutton ecila është partnerja prej shumë vitesh e Andi Xhaçkës – vëllai i ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka.

Kompania e Sutton e fitoi të drejtën e përdorimit të tokës në bregdet nëpërmjet një marrëveshje me kompaninë AG.TCC Sh.p.k – në pronësi 100% të Artan Gaçit, ish-deputet socialist dhe njëkohësisht bashkëshort i ministres Xhaçka.

Lexo edhe: Resorti në Drymades, Artan Gaçi: ‘Unë jam investitori strategjik’

Lexo edhe: Aktori i Portokallisë investitor strategjik/ Si po falen tokat shtetërore tek miqtë e Ramës

Kompania e Gaçit mori statusin ‘investitor strategjik’ për ndërtimin e një hoteli me pesë yje dhe me kapacitet prej 106 suitash në Dhërmi, të quajtur “Dreamades Luxury Suites”, ndërsa vendimi i Këshillit të Ministrave i hapi rrugën e përdorimit afatgjatë të brigjeve të detit dhe plazhit përballë hotelit të tij.

Gaçi i tha BIRN se për të shmangur konfliktin e interesit, “kishte gjetur një kompani amerikane me përvojë për të menaxhuar investimin dhe plazhin”.

Në dy vendimet e Komitetit të Investimeve Strategjike përcaktohen edhe lehtësi të tjera për dy kompanitë në pronësi të familjarëve të afërt të ministres Xhaçka, të tilla si asistencë dhe procedurë e përshpejtuar për çdo akt administrativ, funksionimin e shërbimeve mbështetëse të furnizimit me ujë, lidhjen në rrjetin elektrik, kanalizimet e ujërave dhe infrastrukturë rrugore për objektin.

Në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, deputeti i PD-së, Gazment Bardhi tha se “çështja do të dërgohet nga Gjykata Kushtetuese për zgjidhje të kompetencave”. Ai përsëriti akuzën se ministrja për Evropën dhe Çështjet e Jashtme përfitoi nga pozitat e deputetit dhe ministrit dhe “vendosi të bëjë milioner bashkëshortin e saj”./Lapsi.al

https://lapsi.al/2022/07/08/olta-xhacka-mbrohet-me-avokat-para-keshillit-te-mandateve/

Të këshilluara

Negociatat / Ku ka ngecur bashkimi i dy PD-ve

Ndonëse dy negociatorët e mandatuar nga grupet rivale të PD-së për të realizuar qëllimin e daljes në zgjedhjet vendore me një kandidat të vetëm, folën me tone p...

19:50

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI