Flash

Vllaznia pëson dy nga 22 goditjet e Real Madrid: vajzat shkodrane e nisin me humbje Champions League

Lapsi.al 20 October 2022
Vllaznia pëson dy nga 22 goditjet e Real Madrid: vajzat  shkodrane e nisin

Në një grup me emrat e mëdhenj të futbollit, Vllaznia e femrave e ka nisur me humbje fazën e grupeve të Champions League. 0-2 imponohet Real Madrid në Loro Boriçi, në një ndeshje të dominuar totalisht nga spanjollet. Asgjë për të bërë nga Vllaznia, që u mundua të mbrohej. Skuadra e Nikolin Lekës u dorëzua në pjesën e dytë në golin e Gonzalez dhe penalltinë e Olga.

Megi Doçi, kapitenia e ekipit kuqeblu, u mundua të jepte kontributin e saj. Golashënuesja megjithatë u detyruar të luante më tepër në fazën difensive, me Vllazninë që shënoi rekordin negativ: asnjë goditje drejt portës së Real Madrid. Spanjollet me një zotërim të frikshëm të topit 72% kundër 28 të shkodraneve, tentuan kuadratin 22 herë. Portierja amerikane Kaylin Williams-Mosier, megjithatë, në pjesën e parë e ruajti të paprekur portën e Vllaznisë.

Lexo më tej: Kualifikim historik, Vllaznia në grupet e Champions League: arritja më e madhe e një klubi shqiptar

Në të dytën, gjërat u komplikuan pas golit të Gonzalez. Qendërsulmuesja spanjolle realizoi në minutën e 54, në asistin e Sanchez. Imponimi i spanjolleve solli edhe një shtyllë, përpara se Olga të shndërronte në gol penalltinë që vulosi ndeshjen. Në minutën e 76, shifrat 0-2 firmosën fitoren e Real Madrid në shtëpinë e Vllaznisë, që nuk mund të bënte më shumë kundër investimeve të mëdha të gjigantëve spanjollë. Tani, sfida e ardhshme e vajzave kuqeblu është në transfertë me Chelsea.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI