Flash

Kjo është qeveria e re e Melonit/ Mes ministrave edhe një pro-shqiptar

Lapsi.al 21 October 2022
Kjo është qeveria e re e Melonit/ Mes ministrave edhe një

Xhorxha Meloni mori pasditen e kësaj të premteje, mandatin për formimin e qeverisë së re të Italisë. Në këtë mënyrë ajo u bë gruaja e parë grua në historinë e Italisë. Pas takimit me Presidentin Serxho Matarela, 45-vjeçarja nuk humbi kohë dhe bëri publike listën zyrtare me emrat e anëtarëve të kabintetit të ri qeveritar. Qeveria e re do të ketë 24 ministra.

Siç parashikohej, Antonio Tajani do të drejtojë Ministrinë e Jashtme. Ish-kryetari i Parlamentit Europian, pjesë e “Forza Italia”, konsiderohet si një prej mbështetësve më të fortë të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në BE. Ai e ka vizituar shpesh Shqipërinë dhe në kohë të ndryshme. Pavarësisht se kush ka qenë në pushtet në Tiranë ai ka dhënë shpesh mesazhe inkurajuese për vendin tonë.

[caption id="" align="alignnone" width="539"]antonio tajani - Shqiptarja.com. Në mënyrë të shpejtë dhe të verifikuar me  disa burime ju do të gjeni lajme nga politika e vendit dhe e rajonit,  informacione ekonomike.Mbulon me lajme të gjithë Antonio Tajani[/caption]

LEXO EDHE: Ferri ekonomik/ Çfarë e pret Melonin teksa pritet të marrë drejtimin e Italisë

Antonio Tajani dhe Mateo Salvini do të mbajnë edhe postet e zv/Kryeministrit. Kreu i Lega Nord do të marrë edhe portofolin e Ministrit të Infrastrukturës. Në këtë mënyrë ai hoqi dorë nga ambicia për tu rikthyer si ministër i Brendshëm.

Megjithatë kjo qeveri do t’i mbetet partisë së tij. Në krye të kësaj ministrie do të jetë Matteo Piantedosi. Pas dy vitesh si prefekt i Romës, ai kthehet në Viminale ku kishte qenë kreu i kabinetit fillimisht me Matteo Salvinin dhe më pas me Luciana Lamorgese. Në Romë, ai koordinoi kontrollet gjatë karantinës së Covid, por edhe një sërë operacionesh për ligjshmërinë.

Ndërsa, ministria e Drejtësisë që synohej nga Partia e Silvio Berluskonit, do të drejtohet nga Carlo Nordio. Ai është vjen nga radhët e partisë “Vëllezërit e Italisë” të Melonit. Qeveria e re do të paraqitet të shtunën në orën 10:00 në zyrën e presidentit për të bërë betimin. Më pas do të jetë votimi në parlament dhe nisja e detyrës. ©LAPSI.al

 

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI