Flash

Rasti i Lear Kurtit/ Reagon Rama: Policia u soll në mënyrën më korrekte

Lapsi.al 21 October 2022
Rasti i Lear Kurtit/ Reagon Rama: Policia u soll në mënyrën

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për vdekjen e të riut Lear Kurti. Përpara fermerëve të Elbasanit, kreu i qeverisë u shpreh policia është sjellë në mënyrën më korrekte. Sipas tij, provë e profesionalizmit është pezullimi i efektivëve të patrullës ndërkohë që bëhen hetimet.

Rama tha se nuk ka pasur asnjë arsye të jashtme që mund të ketë shkaktuar vdekjen e 32-vjeçarit Kurti. Kreu i qeverisë u shpreh se opozita po përpiqet ta lidhë rastin me atë të Klodian Rashës. Rrjedhimisht sipas Ramës, ata duan të nxjerrin njerëzit në rrugë.

“Kanë që dje që akuzojnë policinë se ka vrarë një djalë të ri. Ndërkohë që në mënyrën më korrekte, serioze, dinjitoze, ka pezulluar personat që të mos jenë të përfshirë në asnjë lloj procesi…Është mjekësia ligjore që bën punën e vet. Nuk ka asnjë arsye që të ketë pasur arsye nga jashtë, të ketë qenë gjë e bërë me të keq. Të gjithë presim autopsinë, raportin mjeko-ligjor e me radhë. Cfarë qeniesh janë këta që u dalin njerëzve si gogolë në ekrane…E vrau policia sepse duan ta lidhin në psikologjinë e njerëzve me atë tmerrin e madh që ishte, të të ndjerit Klodian Rasha dhe duan të nxjerrin njerëzit rrugëve,” tha kryeministri Rama nga Elbasani.

Të këshilluara

Përfshihet nga zjarri banesa në Vlorë

Një banesë është përfshirë nga zjarri në lagjen “Partizani” të Vlorës. Flakët janë përhapur në katin e dytë të një shtëpie private. Për pasojë janë shkaktuar...

11:50

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI