Flash

Mbështetja për projektit kinez, Scholz përballet me kritika të forta

Lapsi.al 21 October 2022
Mbështetja për projektit kinez, Scholz përballet me kritika

Kancelari gjerman Olaf Scholz u përball me kritika të enjten pasi një raportim i mediave e akuzoi atë se po inkurajonte investimet kineze në një port të Hamburgut, pavarësisht skepticizmit të madh që ekziston në qeverinë e tij mbi këtë çështje.

Gjigandi kinez i transportit “Cosco” do të marrë 35 për qind të aksioneve në një terminal kontejnerësh në Hamburg. Për marrëveshjen është rënë dakord vitin e kaluar. Por, ajo ende nuk është autorizuar nga qeveria federale e Gjermanisë.

Mediat gjermane NDR dhe WDR raportuan të enjten se kancelaria po planifikon të miratojë marrëveshjen pavarësisht kundërshtimit nga gjashtë ministri të ndryshme në koalicionin e qeverisë Scholz me të Gjelbërit dhe FDP-në liberale.

“Kjo nuk është diçka e mirë për ekonominë tonë dhe as për sigurinë tonë,” tha bashkë-drejtuesi i partisë së Gjelbër, Omid Nouripour për portalin e lajmeve t-online.

Michael Kruse, kreu i FDP-së në Hamburg, e quajti projektin “të rrezikshëm”. Ndërsa eksperti konservator i politikës së jashtme Juergen Hardt tha se ky projekt do t’i mundësonte Kinës të fitonte akses në “informacione të brendshme me rëndësi”.

“Kjo është pikërisht ajo që ne nuk duhet t’u shërbejmë kinezëve në një pjatë argjendi". Kështu tha Hardt për gazetën Die Welt.

Sipas raportimit të NDR dhe WDR, marrëveshja do të miratohej automatikisht. Kjo, nëse qeveria nuk ndërhyn deri në fund të tetorit.

Kohët e fundit qarkullojnë zëra se Scholz po planifikon të vizitojë Kinën në fillim të nëntorit.

Partneriteti i gjermanëve me Kinën

Kina është një partner kryesor tregtar për Gjermaninë, veçanërisht për industrinë e saj të automobilave.

Por marrëdhënia është tensionuar vitet e fundit nga politika e rreptë e Kinës mbi pandeminë e COVID 19. Gjithashtu përshkallëzimin e tensioneve me Tajvanin dhe shqetësimet për çështjet e të drejtave të njeriut në rajonin me shumicë myslimane të Xinjiang.

Shumë zyrtarë në Gjermani, përfshi Ministren e Jashtme Annalena Baerbock, kanë bërë thirrje për më shumë kujdes në tregtinë me Kinën. Ato kanë paralajmëruar se ekonomia më e madhe e Evropës duhet të mësojë nga përkeqësimi i marrëdhënieve të saj me Rusinë.

Por Scholz deri më tani nuk i është bashkuar këtyre zërave. Madje ka këmbëngulur në mbajtjen e një samiti biznesi me Kinën.

“Ne nuk duhet të shkëputemi nga disa vende. Ne duhet të vazhdojmë të bëjmë biznes me vende individuale. Dhe do të përmend në mënyrë të veçantë, gjithashtu me Kinën,” tha ai./REL

Të këshilluara

Forcat ruse godasin me raketa Zaporizhzhian

Një sërë shpërthimesh janë raportuar në qytetin juglindor të Ukrainës, Zaporizhzhia, sipas The Guardian. Zaporizhzhia now pic.twitter.com/brxc2d73xA — ТРУХА...

08:57

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI