Flash

Netflix zbulon detaje rreth planit për ndarjen e fjalëkalimeve

Lapsi.al 21 October 2022
Netflix zbulon detaje rreth planit për ndarjen e fjalëkalimeve

Netflix ka njoftuar se do të fillojë planin për ndarjen e fjalëkalimeve në fillim të vitit 2023. Klientët që do ndajnë të dhënat e tyre do të tarifohen shtesë.

“Pasi të dëgjojmë reagimet e konsumatorëve, ne do t'u ofrojmë mundësinë përdoruesve që të transferojnë profilin e tyre  në llogarinë e re. Ata do mund të krijojnë nën-llogari ("anëtar shtesë"), nëse duan të paguajnë për familjen ose miqtë, "tha Netflix.

Netflix nuk ka njoftuar ende se sa do të jetë kostoja shtesë. Testet që janë kryer në Amerikën Latine sugjerojnë një rritje prej 25 për qind ose deri në 4 paund në muaj.

Kompania  ka bërë presion për të rritur të ardhurat pasi ka parë një rënie prej rreth 200,000 abonentësh në tremujorin e parë dhe gati një milion në tremujorin e dytë të këtij viti. Kjo duket se ka ndryshuar, me kompaninë që raportoi një fitim neto prej 2.41 milionë abonentë në tremujorin e tretë. Pritet që 4.5 milionë abonentë të rinj të bashkohen në tre muajt e ardhshëm.

Përveç ndarjes së fjalëkalimeve, Netflix njoftoi edhe një nivel të mbështetur nga reklama, "Basic with Ads". Plani do të kushtojë 4,99 £ në muaj dhe do të nisë më 3 nëntor. Përdoruesit do të shikojnë përmbajtje në televizor dhe pajisje celulare. Por, thuhet se cilësia e videos do të jetë e kufizuar në 720p/HD si për planet Basic me Adverts ashtu edhe për ato Bazë. Gjithashtu do të ketë katër deri në pesë minuta reklama në orë./Lapsi.al

 

Të këshilluara

Kanye West blen aplikacionin "Parler"

Kanye West ka blerë së fundmi aplikacionin "Parler" i cili u ndalua nga Apple dhe Google. “Në një botë ku opinionet konservatore konsiderohen të diskutueshme...

12:20

Rikthehet trendi i vetullave të holla

Nicola Peltz i pëlqen të eksperimentojë kur bëhet fjalë për pamjen e saj. Dhe së fundmi duket se ka eksperimentuar me trendin e vetullave super të holla. Edhe p...

15:27

Microsoft Office ndryshon emrin

Pas më shumë se 3 dekadash,  Microsoft Office, gjigandi i teknologjisë së shpejti do të riemërohet si "Microsoft 365". Sipas The Verge, Excel, Outlook, Word ...

15:21

Cila është risia më e re e WhatsApp

WhatsApp ka qenë gjithmonë i kufizuar kur bëhet fjalë për madhësinë e bisedës në grup, por tani ka lëvizje të tjera në atë drejtim. Në maj, kompania rriti madhë...

18:31

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI