Flash

Shehaj sfidon Ramën: Pse leja e ndërtimit tek biznesi im mban firmën e Veliajt

Lapsi.al 21 October 2022
Shehaj sfidon Ramën: Pse leja e ndërtimit tek biznesi im mban

Prej pasdites së djeshme, kur Agron Shehaj zbuloi bllokimin që policia i kishte bërë biznesit të tij, një sulm politik nga Edi Rama sipas tij, kryeministri ka mbajtur një qëndrim bullizues ndaj deputetit.

Etiketimet si "ballist foltoreje" apo si një person që "do ndërtimet pa leje", treguan për Ramën se nuk zgjodhi rrugën e heshtjes ndaj Agron Shehajt Përkundrazi, Rama iu kthye taktikës së dalë boje të show-it dhe fyerjeve ndaj kundërshtarëve politikë.

Lexo më tej: Rama nuk i ndahet Shehajt: Ballist foltoreje që do ndërtimet pa leje 

Nga ana tjetër, Agron Shehaj po ndjek një rrugë më konkrete. Ai fillimisht publikoi dje një shkresë të prokurorisë, ku theksohej se nuk ishte urdhëruar sekuestro ndaj biznesit. Sot, në përgjigje të sulmeve të Ramës për paligjshmëri në ndërtim, Agron Shehaj reagoi duke publikuar një dokument. Dokument ky, që sipas deputetit demokrat, provon se kompania e tij ka marrë me qera ligjërisht para një noteri një ambient me leje. Dhe dokumenti ironikisht mban firmën dhe vulën e Erion Veliajt.

"Rama vazhdon të gënjejë" - thotë Shehaj. Që pas denoncimit të parë dje, në hidh-e-pritjet mes Ramës dhe Shehajt, vihet re te etiketimet e deputetit ndaj Ramës janë "hakmarrës" dhe "gënjështar". Ndërsa argumetat e Shehajt janë se ai po sulmohet politiksht pasi ka denoncuar aferat që përfshijnë Olta Xhaçkën, Damian Gjiknurin apo edhe vetë Ramën.

Pra, qartazi Agron Shehaj, me publikimin e këtyre dokumentave kërkon të demontojë qasjen e Ramës. Gjithashtu, të provojë se sulmi ndaj tij është politik dhe ai është konform ligjeve. Rama është ai që i kërcen sipër ligjeve.

"Rama vazhdon të gënjejë. Kompania ime ka marrë me qera para nje noteri një ambient me leje, Rama duhet të kontrollonte nëse është shkelur leja.

Ky është thjeshtë një pretekst për intimidim. Rama kërkon të fshehë aferën me firmën e tij në shpalljen e Xhaçkës investitore strategjike. Do të më bëjë pis me shpifje, por unë nuk tërhiqem, e verteta do dalë.

Kjo është firma e Veliajt në lejen e ndërtimit". Kështu shkroi Shehaj në Facebook. ©Lapsi.al 

Lexo më tej: Agron Shehaj: Terror në biznesin tim, policia nxorri 200 punonjës me dhunë nga zyrat

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI