Flash

Travis Scott zgjidh padinë me familjen e viktimës së Astroworld

Lapsi.al 21 October 2022
Travis Scott zgjidh padinë me familjen e viktimës së Astroworld

Travis Scott ka zgjidhur një padi në lidhje me tragjedinë në Astroworld të vitit 2021.

Më 5 nëntor, 10 njerëz u ndanë nga jeta dhe qindra u plagosën pas përplasjes që ndodhi gjatë performancës së reperit në festivalin e tij në Houston, Teksas. Që atëherë, 31-vjeçari është emëruar si i pandehur në disa procese gjyqësore të ngritura nga familjarët e viktimës.

Një viktimë që vdlq në festival ishte 21-vjeçari Axel Acosta, i cili kishte udhëtuar nga shteti Uashington për të marrë pjesë në ngjarje.Në një deklaratë për shtyp të shpërndarë në Instagram, Tony Buzbee, një avokat i familjes së Axel, njoftoi se ishte arritur një marrëveshje "konfidenciale" midis klientëve të tij dhe atyre të përmendur në padinë e tyre. Duke ndarë një foto të Axel, ai shkroi: " Firma ligjore Buzbee njoftoi sot se pretendimet e ngritura nga familja e Axel Acosta kundër Travis Scott, Live Nation dhe të tjerëve të përfshirë në tragjedinë e Astroworld janë zgjidhur. Kushtet janë konfidencialeViktima Axel Acosta ishte një djalë, vëlla dhe student i dashur. Ai ishte i sjellshëm dhe i dashur. Ju lutemi mbani familjen e tij në lutjet tuaja."

Deklarata e Tony shënon shpalljen e parë publike të arritjes së një zgjidhjeje në mosmarrëveshjet ligjore të Astroworld. Një raport i mjekëve ligjorë i lëshuar në dhjetor zbuloi se të 10 personat  ndërruan jetë nga asfiksia. Travis Scott bëri bujë në mbarë botën pas tragjedisë . Muzikanti po luante para një turme prej rreth 50,000 njerëzish rreth orës 21:00. Reperi u kritikua  për vazhdimin e koncertit për gati 40 minuta ndërsa trupat pa ndjenja u tërhoqën nga turma. Ai ka mohuar akuzat për neglizhencë dhe u tha se nuk ishte në dijeni të asaj që po ndodhte./Lapsi.al

Marrë nga: Mirror

Të këshilluara

Taylor Swift publikon albumin "Midnights"

Taylor Swift ka publikuar së fundmi albumin e 10-të në studio, Midnights. Përmes rrjetit social,Instagram, ajo shprehu  mirënjohjen e saj për një nga bashkëp...

11:48

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI