Flash

U gjet i pajetë në kanal/ Nëna e Indrit Ndojit zbulon çfarë i tha në telefon

Lapsi.al 21 October 2022
U gjet i pajetë në kanal/ Nëna e Indrit Ndojit zbulon

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me 34- vjeçarin Indrit Ndoj që u gjet i vdekur në lagjen “Bakishe Visha” në Fushë-Krujë. Personi i fundit që ka komunikuar me riun ka qenë nëna e tij. Mësohet se ajo tha për oficerët e policisë se ka folur me të birin pasditen e së enjtes.

Sipas të njëjtave burime, nëna ka deklaruar se ka qenë hera e fundit që ka komunikuar me të birin. Ajo e ka pyetur nëse do të kthehej në shtëpi në mënyrë që t’i bënte bukën. 34-vjeçari i ka thënë se do të shkojë, por nuk u kthye më.

Sipas BalkanWeb, nëna tha gjithashtu për oficerët e policisë se familja e tyre nuk ka asnjë konflikt, as në lagje dhe me askënd tjetër. Grupi hetimor ka kërkuar tablatet nga kompanitë telefonike. Në këtë mënyrë mund të zbulohen personat me të cilët i riu ka kontaktuar para se të ekzekutohej.

Ai kishte marrë një plagë në këmbë që ka rezultuar fatale për të riun nga fshati Hasan i Krujës. Kanali ku u gjet i vrarë ndodhet vetëm pak metra nga banesa e prindërve të të riut.

Nga grupi i hetimit thonë se në vendngjarje nuk u gjet asnjë gëzhojë. Hetuesit nuk përjashtojnë mundësinë që ai të jetë qëlluar diku tjetër dhe të jetë hedhur në këtë rrugë nga autorët. Hetuesit nuk hedhin poshtë pistën që i riu të jetë qëlluar edhe me thikë përpara vrasjes.

Deri në këtë fazë të hetimit, policia dhe prokuroria nuk ka ende një pistë konkrete për të vrasjen e 34-vjeçarit, Ndoji. Viktima rezulton person me precedent, pasi në 2021 është arrestuar për trafik klandestinësh. Nisur nga këto të dhëna, hetuesit nuk përjashtojnë mundësinë që vrasja të ketë ardhur për motive banale. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI