Flash

Bylis "i vjedhur" në Shkodër, presidenti Kapllanaj akuzon: "Kam parë tendencë, kasta e vjetër Beqiri, Pregja e Meta"

Lapsi.al 22 October 2022
Bylis "i vjedhur" në Shkodër, presidenti Kapllanaj akuzon:

“Kam parë tendencë që në fillimin e ndeshjes, sa filloi ndeshja lojtari i Vllaznisë, mbrojtësi i majtë Smajli, bëri ndërhyrje me dorë tre herë rresht. Arbitri që në atë moment e toleroi. Nuk është vetëm kjo, më shqetëson që është një kastë e vjetër me Beqirin, Pregjën e Metën". Presidenti i Bylis, Besnik Kapllanaj, shpërthen pas humbjes 2-1 në Shkodër me Vllazninë, kundër arbitrimit. Rasti më flagrant ishte ai i minutës së 94', kur Eridon Qardaku u përplasj përtokë nga ndërhyrja e mbrojtësit Shehi dhe portierit Zogoviç. Nëse mbrojtësi nuk shkaktoi faull, portieri i Vllaznisë ka humbur topin por jo sulmuesin, duke e penguar dukshëm.

Duhej akorduar 11- metërsh për Bylis, por as Beqiraj në fushë e as Meta në VAR nuk ndërhynë. "Nuk është thjesht episodi në fund të ndeshjes - tha Kapllanaj -. Episodi që na dhëmb më shumë është rasti kur lojtari ynë shkoi vetëm për vetëm me portierin dhe arbitri ndaloi lojën. Ai ishte rasti më flagrant që na dha arbitri, të gjithë episodet e lojës, rasti i penalltisë". Kështu, sepse edhe në minutën e 58-të, arbitri Beqiraj penalizoi Bylis duke mos lejuar avantazhin. Ai ndërpreu Antoni Bej të shkonte drejt portës, duke vërshëllyer për faullin që Bulatoviç kishte bërë më parë ndaj Kaçorrit.

KËRKESA E PRESIDENTIT KAPLLANAJ

Besnik Kapllanaj, presidenti i klubit të Bylisit, ka denoncuar publikisht se kasta e vjetër e FSHF-së po dëmton ekipin e tij. Ai ka theksuar se gabimet ndaj Bylisit bëhen me tendencë: "Kudo që shkel Bylisi kur është në moment të mirë, këto vijnë me tendencë dhe e dëmtojnë. Është kastë e vjetër dhe nuk i bëjnë mirë askujt, janë të lidhura. E Bujar Pregja kur shkon atje te emisioni që është konflikt i pastër interesi, del atje e bën moviolën. Janë një kastë e vjetër që unë deklaroj publikisht që nuk do të jenë më pjesë e ndeshjeve të Bylis. Bujar Pregja, Ardian Beqiri dhe sidomos Meta te VAR-i, janë një grup që nuk i bëjnë mirë futbollit shqiptar".

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI