Flash

Messi në siklet: Tv argjentinas po e intervistonte, gazetari Giralt shpërtheu në lot

Lapsi.al 22 October 2022
Messi në siklet: Tv argjentinas po e intervistonte, gazetari Giralt
Në skenë sa anormale aq edhe emocionuese. Protagonistët e këtij episodi ishin Lionel Messi dhe Pablo Giralt, gazetar i njohur amerikanojugor. Në vigjilje të Kupës së Botës, Argjentina mbetet ekipi favorit për fitoren finale dhe i gjithë populli bardhekaltër mbështetet te Pleshti për trofeun. Gjatë intervistës, teksa Messi tregoi dhe foli për disa foto nga koha kur ishte djalë, Giralt nisi të qante dhe të mbyste me ngashërima fjalët e tij. Sytë e përlotur ishin të dukshëm dhe shumë pak vonoi të kalohej nga aty në të qarë. Messi nuk po e besonte. U mbështet në divan, edhe ai i kapur nga emocionet. Pastaj e preku butësisht në krahun e djathtë të gazetarit dhe e falenderoi. Pavarësisht se ka pasur shumë demonstrime dashurie nga mbështetësit e tij, gjesti i gazetarit e la Leon të habitur, pothuajse në siklet. Pas intervistës, Giralt postoi një foto në Twitter me lojtarin e PSG-së duke shkruar: "Ky profesion dhe jeta ime më çuan në rrugë të paimagjinueshme. Dje realizova një ëndërr. Takova sportistin që e admiroj dhe e dua më shumë në botë".

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI