Flash

Rama mbron inceneratorin e Fierit: Është vepër e rëndësishme

Lapsi.al 22 October 2022
Rama mbron inceneratorin e Fierit: Është vepër e

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me qytetarë të Fierit u ndal dhe tek akuzat e opozitës për incineratorët. Sipas tij, nuk mund të kriminalizohet një vepër reale dhe prekshme për banorët e Fierit si impianti i mbetjeve. Rama mes të tjerash theksoi se është një vepër e rëndësishme dhe e prekshme në jetën e banorëve të Fierit.

Kryeministri ka paralajmëruar gjithashtu se ata që marrin përsipër të bëjnë një rrugë e 2 punë, atë për objektivin dhe atë për xhepin e vetë kanë vendin diku tjetër teksa ka shtuar se nuk mund të përbalten të gjithë njësoj.

Edi Rama:

Ju kujtohet se çfarë bëhej këtu apo jo? Njëherë këtu kam jam unë, ishte llum, nuk kishte fare asgjë. Atëherë si bëjmë? Vetëm duke ecur drejtë dhe duke bërë më të mirën. Si mundet ne ta pranojmë se një vepër kaq e rëndësishme? Kaq domethënëse dhe kaq reale, e prekshme në jetën e banorëve të Fierit, për mushkëritë e fëmijëve, të të moshuarve dhe të të gjithë atyre që jetojnë në Fier, siç është impianti i trajtimit të mbetjeve. Ai na ka dhënë mundësinë ta fshijmë atë kodrën e turpit të plehrave që rrinte aty dhe qelbte gjithë ajrin e Fierit prej 30 vjetësh. Ai të kriminalizohet për shkak se në procesin e ndërtimit të këtyre impianteve ka pasur veprimtari korruptive? Si mund të flitet për 450 milionë euro? Si mund të vidhen paratë që nuk janë derdhur? Si mund të flitet? Është një përrallë. Impianti është aty dhe kodra që tymoste, nuk është aty. Nëse nisemi në një rrugë për të arritur një objektiv dhe në atë rrugë dikush nga ne bën 2 rrugë, edhe punën për objektivin edhe punën për xhepin e vet. Ne të tjerët nuk mund të përbaltemi njësoj. Ai e ka vendin diku tjetër, nuk e ka vendin në rrugën tonë dhe ata që bëjnë të tilla, ata dënohen. Nuk kriminalizohet rruga jonë e përbashkët dhe gjithë puna që ne bëjmë. Veprat që ne ndërtojmë janë aty dhe janë në shërbim të njerëzve, këto janë prona publike.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI