Flash

Guri, shkopi dhe tryeza evropiane

Shqipëria po shkon drejt përshkallëzimit të konfliktit shoqëror dhe këtë nuk po e bën symbyllazi. Por, shikuar nga nj&eu...

12:10 Veton Surroi

Del VIDEO/ Si u ndoq dhe u ndalua nga policia Lear Kurti

Lapsi.al 23 October 2022
Del VIDEO/ Si u ndoq dhe u ndalua nga policia Lear Kurti

Lear Kurti u pikas në rrugë nga policia ndërsa fliste në telefon. Më pas kamerat e policisë e kanë fiksuar duke vrapuar i ndjekur nga policia. Këto janë ajo çka duket nga pamjet e minutave të fundit të jetës së 32-vjeçarit. Ai u fiksua në rrugën "Riza Çuka" ku policia e pikasi 32-vjeçarin mesnatën e 19 tetorit.

Siç shihet në pamjet e shfaqura nga emisioni “Review” në "Euronews Albania" policia ka qenë duke patrulluar. Më pas shfaqet Kurti, i cili po kalonte në rrugë me telefon në dorë që siç duket po fliste me dikë.

Pastaj duken pamjet kur dy policë e ndjekin me vrap 32-vjeçarin. Makina e policisë vjen pas tyre. Ata e kanë ndjekur për 200 metra, deri në momentin që e kanë neutralizuar në rrugën e “Don Bosko”. Kurti më pas është transportuar për në komisariatin nr.3. Aty ka shfaqur probleme shëndetësore. Sipas informacioneve, i riu ka mbërritur pa shenja jete në spitalin e Traumës.

Këto pamje rrëzojnë deklaratën e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore që deklaroi më 20 tetor se punonjësit e Komisariatit të Policisë Nr. 3 Tiranë, gjatë patrullimit në Rr. “Riza Çuka” në zonën e Laprakës kanë konstatuar 32-vjeçarin duke qëndruar përpara një biznesi privat, për të cilin kushtet dhe rrethanat diktonin nevojën e një verifikimi.

LEXO EDHE: Kurti vdiq në duart e policisë, sa qëndrojnë alibitë

"Në momentin kur punonjësit e Policisë, i kanë kërkuar dokumentin e identifikimit, ai është larguar me vrap. Pasi ka vrapuar për rreth 200 metra, i ndjekur nga patrulla e Policisë, mes rrugicave midis rrugës “Riza Çuka” dhe “Don Bosko”, ai është kapur dhe ndaluar nga punonjësit e Policisë, vend në të cilin kanë qëndruar 7 minuta.

Në vijim, pasi është qetësuar, shteasi është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 ku ka shfaqur probleme shëndetësore gjë e cila ka diktuar dërgimin në Spitalin e Traumës, ku është konstatuar humbja e jetës”, - thotë AMP. Ajo këmbëngul se Lear Kurti ka ndërruar jetë në spital, ndonëse burime nga Trauma kanë deklaruar se ai ka shkuar atje i vdekur.

Po kështu sipas grupit hetimor nuk janë konstatuar dëmtime, apo shenja dhune. Nga veprimet hetimore të kryera, është dokumentuar i gjithë itenerari dhe veprimet e punonjësve të Policisë nga momenti kur shtetasit i kërkohet të identifikohet deri në shoqërimin e tij në ambientet e Komisariatit të policisë Nr 3.

LEXO EDHE: “E kanë mbytur”/ Babai i viktimës: Djali nuk kishte probleme shëndetësore

Ky itenerar pasqyrohet në pamjet filmike të administruara nga 5 kamera të vendeve të ndryshme, deklarimet e personave të pranishëm, mes tyre dhe dy shtetas shokë të viktimës, si dhe nga deklarimet e punonjësve të Policisë.

“Nga veprimet hetimore në vazhdim janë dhe këqyrja e kufomës në prani të stafit mjeko-ligjor, nga e cila nuk rezulton që në trupin e viktimës të ketë dëmtime apo shenja dhune. Në kyçe konstatohen shenjat e krijuara në momentin e prangosjes"- deklaroi AMP.

Mbrëmë dolën edhe pamjet e momentit kur tre efektivët shoqërojnë të riun, e kapur në trotuar. Siç shihet dhe në videon e mëposhtme, Lear Kurti ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore dhe pa ndjenja. Efektivët mundohen ta ngrenë nga toka. Në vend të lajmërojnë ambulancën, apo ta dërgonin menjëherë në spital ku mund të ishte shpëtuar, efektivët e kanë çuar të riun në komisariat.

Më vonë kreu i PD-së Sali Berisa ka ndarë momentin kur policia ka neutralizuar Kurtin. ky i fundit duket pa ndjenja. në kyçin e dorës së majtë janë prangat e policisë, e cila akuzohet për dhunë.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI