Flash

Johnny Depp, sërish në gjyq

Lapsi.al 23 October 2022
Johnny Depp, sërish në gjyq

Johnny Depp ka nisur së fundmi një tjetër përballje ligjore. Së bashku me Jeff Beck kanë paditur Bruce Jackson, i cili i ka akuzuar për plagjiaturë për tekstin e "Sad Motherf Parade".

Jackson shkroi një poezi   të quajtur “Hobo Ben” dhe përfshiu disa rreshta  në librin e tij “Get Your Ass in The Water and Swim Like Me”.

“Të vetmet dy rreshta  që mund të gjeja në të gjithë veprën janë ‘Big time motherf—-r’ dhe ‘Bust it down , tha Jackson.

“Gjithçka tjetër është nga performanca e Slim e publikuar në librin tim. Unë kurrë nuk kam hasur diçka të tillë. Unë kam botuar gjëra për 50 vjet. Kjo është hera e parë që dikush ka marrë dicka timen ", u shpreh ai. “Nuk e di nëse ky rekord po shitet. Kam parë disa komente që do të isha  i turpëruar t’i kisha marrë nëse do të ishte kënga ime. Por nëse po shitet, Johnny Depp po fiton shumë para. A duhet të shkojë tek ai dhe ta diskutojë këtë gjë privatisht, apo të marrë masa ligjore?”,

Mirëpo, në padinë e bërë nga Depp dhe Beck ata pretendojnë se teksti  nuk ka origjinë të qartë.  Për më tepër, dyshja u shprehën se  Bruce nuk ka të drejta për tekstin sepse është thjesht një përrallë popullore dhe askush nuk mund ta pretendojë ligjërisht. John po kërkon dëmshpërblim nga Jackson dhe do që aitë  kërkojë falje publike për akuzat./Lapsi.al

Të këshilluara

Taylor Swift thyen rekord në 'Spotify'

Taylor Swift ka thyer rekord në 'Spotify. Projekti i saj, 'Midnights' është bërë albumi më i transmetuar në një ditë të vetme në historinë e Spotify. "Dhe pa...

10:13

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI