Flash

Kanye West: Do e dua gjithmonë Kim

Lapsi.al 23 October 2022
Kanye West: Do e dua gjithmonë Kim

Kanye West ka folur së fundmi për divorcin e tij me Kim Kardashian. Në një  intervistë me Pierce Morgan, reperi deklaroi se do e dojë  gjithmonë  Kardashian.

"Unë mund të jem i divorcuar në letër, por nuk jam i divorcuar nga ideja për të qenë mbrojtës", tha West. "Do e dashurojë gjithë jetën "duke shtuar: "Mjaft e çuditshme,por  unë do ta mbroj atë".

Kardashian paraqiti kërkesën për divorc nga fituesi i Grammy në shkurt 2021 pas gati shtatë vitesh martesë. Reperi e akuzoi së fundmi atë dhe famijen e saj se e ndaluan të takohej me fëmijët e tij.

“Pra pse të gjithë ndjeheshin kaq të lirë të më sulmonin për bluzën time. Por Candace Owens ishte e vetmja personazh publik që tha se ishte e gabuar që Kardashians të më pengonin të takohesha me vajzën time,” shkroi ai në Instagram në fillim të këtij muaji, duke iu referuar kritikave për veshjen e tij “White Lives Matter”. Unë dola publikisht me shpresën e mbështetjes publike në atë kohë.”

Kim kohët e fundit pohoi në podcastin "Not Skinny Por Not Fat" se Kanye i ka takuar gjithmonë fëmijët edhe kur ata të  dy nuk komunikonin.

"Shpresoj që të kemi një bashkëprindërim të mirë," tha ajo, duke shprehur optimizëm për marrëdhënien e tyre të ardhshme. “Unë mendoj se ne kemi thjesht një lloj tjetër prioriteti tani. Por ju e dini, kjo nuk do të thotë se ai nuk është person i mahnitshëm dhe një mik i mrekullueshëm. Unë besoj se gjërat do përmisohen. Shpresoj shumë.”/Lapsi.al

 

Të këshilluara

Rikthehet Ellen DeGeneres

Ellen DeGeneres, është rikthyer sërish në ekran. Moderatorja do të publikojë një serial të ri të shkurtër komedi. I titulluar About Time For Yourself with El...

11:55

Johnny Depp, sërish në gjyq

Johnny Depp ka nisur së fundmi një tjetër përballje ligjore. Së bashku me Jeff Beck kanë paditur Bruce Jackson, i cili i ka akuzuar për plagjiaturë për tekstin ...

11:40

Taylor Swift thyen rekord në 'Spotify'

Taylor Swift ka thyer rekord në 'Spotify. Projekti i saj, 'Midnights' është bërë albumi më i transmetuar në një ditë të vetme në historinë e Spotify. "Dhe pa...

10:13

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI