Flash

MotoGP/ Triumf i Bagnaia në Malejzi, Quartararo nuk e lë të festojë titullin: Valencia vendimtare për Botërorin

Lapsi.al 23 October 2022
MotoGP/ Triumf i Bagnaia në Malejzi, Quartararo nuk e lë të

Në MotoGP, Ducati dhe Francesco Bagnaia triumfojnë në GP të Malajzisë, raundin e parafundit të Kampionatit Botëror. Një podium me dominim italian në Sepang, me Ducatin tjetër të skuadrës Gresini të Enea Bastianinit që përfundoi i dyti. Italiani arriti të mbajë prapa francezin Fabio Quartararo. Me suksesin malajzian, Bagnaia shkon 23 pikë përpara Quartararo. Kështu, Cmimi i Madh i Valencias, gara e fundit e vitit, do të jetë vendimtare për titullin.

Mund të ishte vendimtare kjo garë për Francesco Bagnaia, i cili në Sepang, e çoi deri në fund punën e tij. Piloti i Ducati mori rezultatin maksimal të mundshëm, por Fabio Quartararo nuk hoqi dorë asnjëherë nga gara. Duhej fitorja dhe shpresa për një paraqitje për vend të katërt ose më keq për francezin që Bagnaia të festonte titullin. Italiani mbërriti para të gjithëve, por pas shpine gjeti "El Diablo". Vendi i tretë i francezit kampion bote, në fakt shtyn gjithçka në garën e fundit të sezonit.

GP VALENCIA

Në Valencia Pecco do të mbërrijë me 23 pikë avantazh dhe një hipotekë serioze për titullin, duke përjashtuar ndonjë katastrofë. Italiani në GP të Comunita Valenciana duhet vetëm të qendrojë në garë dhe të renditet brenda vendit të 14-të për të festuar titullin e parë në klasin e lartë. Por Quartararo nuk dëshiron t'i shtrojë tapetin e kuq e edhe në garën e fundit të vitit 2022 sigurisht që do t'ia bëjë të vështirë.

Duke u rikthyer në garën e Sepang, mes dy “grindavecëve” vendoset një super Enea Bastianini. Italiani luftoi fort për të mbajtur vendin e dytë të podiumit. E për pjesë të mëdha të garës, shpresoi të fitonte përpara shokut të ardhshëm të skuderisë Bagnaia. Për pilotin e skuadrës Gresini, një performancë fantastike, pas fillimit nga vendi i dytë në start. Quartararo, megjithatë, shpreson. E duke duruar dhimbjen e thyerjes së gishtit të mesit të dorës së majtë, niset drejt Valencias me synimin për t'ia bërë të hidhur Pecco kthimin në Evropë.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI