Flash

Romanca e aktorit të 'Friends' me Julia Roberts

Lapsi.al 23 October 2022
Romanca e aktorit të 'Friends' me Julia Roberts

Matthew Perry ka folur së fundmi për marrëdhënien e tij me Julia Roberts.

Aktori ka shkruar për romancat e kaluara në librin e tij të ri ,Friends, Lovers and the Big Terrible Thing. Në libër ,ai pretendon se Julia pranoi të shfaqej në sezonin e dytë të sitcom vetëm nëse ai do të ishte pjesë e historisë së personazhit të saj në episod.

Aktori tha se kishte krijuar një miqësi me Julia dhe në një moment ajo i dha numrin e telefonit. Ata kuptuan më pas se kishin ndjenja për njëri tjetrin dhe u lidhën. Sipas Matthew , aktorët ishin çift kur filmuan episodin dhe shtoi se edhe natën e Vitit të Ri e festuan së bashku atë vit.

Megjithatë,Perry rrëfeu se u nda nga Julia  dy muaj më vonë, pasi kishte shumë pasiguri reth romancës së tyre. "Nuk ndihesha i mjaftueshëm. Isha i thyer. Prandaj vendosa të ndahesha."Aktori shtoi gjithashtu se ai nuk mund të përshkruante "pamjen e konfuzionit" që ajo kishte kur ai i dha fund lidhjes.

Përvec jetës sentimentale, Matthew rrëfen edhe disa histori nga prapaskenat e 'Friends' si dhe luftën e tij me varësinë. Libri do të publikohet më 1 nëntor 2022./Lapsi.al

Marrë nga: Irishmirror

Lexo Edhe: https://lapsi.al/2021/06/28/jennifer-aniston-nuk-e-dija-vuajtjen-qe-po-kalonte-matthew/

Të këshilluara

Kanye West: Do e dua gjithmonë Kim

Kanye West ka folur së fundmi për divorcin e tij me Kim Kardashian. Në një  intervistë me Pierce Morgan, reperi deklaroi se do e dojë  gjithmonë  Kardashian. ...

13:25

Rikthehet Ellen DeGeneres

Ellen DeGeneres, është rikthyer sërish në ekran. Moderatorja do të publikojë një serial të ri të shkurtër komedi. I titulluar About Time For Yourself with El...

11:55

Johnny Depp, sërish në gjyq

Johnny Depp ka nisur së fundmi një tjetër përballje ligjore. Së bashku me Jeff Beck kanë paditur Bruce Jackson, i cili i ka akuzuar për plagjiaturë për tekstin ...

11:40

Taylor Swift thyen rekord në 'Spotify'

Taylor Swift ka thyer rekord në 'Spotify. Projekti i saj, 'Midnights' është bërë albumi më i transmetuar në një ditë të vetme në historinë e Spotify. "Dhe pa...

10:13

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI