Flash

Video/ "I trishtove të gjithë në dhomat e zhveshjes": biseda mes Osimhen e Abraham bën xhiron e botës

Lapsi.al 24 October 2022
Video/ "I trishtove të gjithë në dhomat e zhveshjes":
Napoli është gjithnjë e më shumë zot i kampionatit. Numra rekord për skuadrën e Spalletti të udhëhequr nga një Osimhen i jashtëzakonshëm. Në Olimpico, kundër Romës, përfundoi 1-0 për të kaltrit, që fluturojnë në krye të renditjes. Por u mbyll gjithashtu edhe me dy qendërsulmuesit rivalë, Osimhen dhe Abraham, të ulur pranë njëri-tjetrit, jashtë stadiumit. Osimhen, autori i golit që vendosi ndeshjen, është përpjekur të ngushëllojë kolegun e tij. Pamjet janë filmuar nga gazetarja Oma Akatugba, e cila shpërndau videon që u bë menjëherë virale në rrjetet sociale. Dy sulmuesit u ndalën për të biseduar për disa minuta dhe gjatë bisedës numri 9 verdhekuq i ka thënë Osimhen: “I trishtove të gjithë në dhomat e zhveshjes”. Lexo më tej: «Si quhet ai që hidhet gjithnjë?»: Mourinho shpërthen ironinë kundër Lozano Një zhgënjim që verdhekuqtë do të duhet ta largojnë shpejt sepse skuadra e Mourinhos rikthehet në fushë në Europa League të enjten. Objektivi është për të vazhduar shpresën për vendin e dytë. E për ta arritur duhet një fitore ndaj Helsinkit.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI