Flash

Berisha: Rama çoi në SHISH një njeri që zbaton verbërisht çdo urdhër të tij

Lapsi.al 24 October 2022
Berisha: Rama çoi në SHISH një njeri që zbaton

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka akuzuar Edi Ramën se ka vendosur në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror, një person i cili zbaton verbërisht urdhrat e kryeministrit. Sipas Berishës, drejtuesi i SHISH ka vendosur dy kritere, që punonjësit e saj të mos komunikojnë me shërbime të huaja dhe çdo informacion për qeveritarët, të mos i raportojnë. Gjatë një takimi me të rinjtë, Berisha tha se për të arritur këtë, Rama e dërgoi ish-kreun e SHISH, Helidon Bendon për specializim në SHBA duke i hapur rrugë drejtuesit të ri.

Pjese nga fjala e Berishes.

"Edi Rama me vullnet të plotë dhe lakmi, mori Presidencën e vendit të cilën nuk duhet ta merrte sepse votat nuk i ka reale, i ka të grabitura. Mori çdo institucion dhe faktikisht sot ky person, falë rrënimit të parimeve themelore kushtetuese, të cilat detyrojnë ndarjen e pushteteve, kontrollon rreth 98% të pushteteve në Shqipëri. Për kuriozitetin tuaj, në SHISH ishte një njeri i tij, por një punonjës i vjetër shërbimi, kishte që në vitin 95’. Kishte punuar në të gjitha kohërat.

Në fund, ky arrin dhe e propozon drejtor shërbimi. Duke qenë se ky, sado që zbatonte porosi të tij, SHISH kërkon të zbatosh ligjin. Përsëri Shërbimi kërkon të zbatosh ligjin. Çfarë ndodhi me Helidonin, që e kishte mbajtur dhe këshilltar për shërbimet inteligjente në Kryeministri.

E mori dhe e çoi në kundërshtim me ligjin, për specializim në SHBA siç bënte sulltani që i merrte nga një provincë në një tjetër. Ka çuar aty, një njeri që zbaton verbërisht çdo urdhër të tij. Ky njeri që nuk ka qenë një ditë të vetme, ka qenë këshilltar i afërt i tij. Shkon aty dhe ka vendosur dy kritere, të mos komunikojë me shërbimet e huaja, pra punonjësit e SHISH. Me shërbimet partnere do komunikojnë intensivisht pasi janë për sigurinë kombëtare.

Porosia e dytë, të mos informoni për qeveritarët kur të dalin. Është reale kjo, prandaj dhe Sandrin e ka problem të madh. Sepse ata gjetën 130 komisarë merreshin me mbjellje droge. Ai raportoi se mbronte sigurinë kombëtare. Ky është një shembull se si ky ka marrë gjithë pushtetet"

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI