Flash

Berisha: Rama dhe Yuri Kim duan të rrëmbejnë logon e PD

Lapsi.al 24 October 2022
Berisha: Rama dhe Yuri Kim duan të rrëmbejnë logon e PD

Sali Berisha akuzon ambasadoren amerikane në Shqipëri, se po ndihmon Edi Ramën, që të marrë logon e PD-së. Sipas tij, shumica e deputetëve janë me PD-në, kurse një pjesë janë “masha” të qeverisë.

“Ata janë një mashë e tyre. Këtu është qeveria, që me çdo kusht, do që t’i rrëmbejë logon PD-së, pra Edi Rama, ndihmuar në mënyrën më absurde dhe më të papranueshme nga ambasadorja Yuri Kim” - deklaroi Berisha gjatë një interviste në RTSH.

Berisha thotë se grupimi tjetër në PD mund të garojë si fraksion.

“Statuti ka përcaktimet e veta. Ata janë anëtarë të PD. Në rast se dëshirojnë të bashkohen në këtë fushatë, ata kanë vendin e tyre të pamohueshëm, në rast se dëshirojnë të krijojnë fraksion, ata kanë vendin e tyre. Statuti nuk është Sali Berisha. Statuti është kushtetuta e PD dhe Sali Berisha është i detyruar të zbatojë çdo nen të tij” – tha Berisha.

Sipas tij, opozita tani është bërë tërësisht e besueshme dhe se të gjitha sondazhet janë në favorin e saj. Berisha nënvizon se opozita nuk është më një freskore e regjimit, por janë forca politike që qëndrojnë ballë për ballë, të vendosura për ta mposhtur regjimin.

LEXO EDHE: Vendimi për non-grata/ Berisha: Britania më transparente se SHBA, i publikoi absurditetet e saj!

“Ai (Rama) ka nisur turin e partisë shtet. Ai është turi i fundit i tij. I turpshëm, sepse po mbledh rrogëtarët, shkollat dhe qartë po garon si parti shtet. Nëse u referohemi sondazheve, sondazheve dixhitale, ka një prevalencë të plotë të opozitës mbi Ramën. Në sondazhe të tjera, rënia e tij është e lirë. Dhe po kështu, e lirë, është e rënia e qeverisë së tij” – tha Berisha.

“Nuk ka palë tjetër këtu. Ka qeveri dhe është dhe guvernatorja, Yuri Kim. Grupim tjetër në PD? Jo, ata janë një mashë e tyre. Këtu është qeveria që, me çdo kusht, do që t’i rrëmbejë logon PD-së, pra Edi Rama, ndihmuar në mënyrën më absurde dhe më të papranueshme nga ambasadorja, Yuri Kim. Ata janë anëtarë të PD, por ata që vazhdojnë të bëjnë ata lojë, ata bëhen mashë e Edi Ramës” – tha Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI