Flash

Dyshohet se abuzoi me të miturën, arrestohet 19-vjeçari në Mallakastër

Lapsi.al 24 October 2022
Dyshohet se abuzoi me të miturën, arrestohet 19-vjeçari në

Një 19-vjeçar nga Mallakastra është arrestuar pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 15-vjeçare. Mësohet se i riu L.B. është arrestuar pasi Gjykata e Fierit i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg". Ai akuzohet për veprën penale "Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç".

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër, në vijim të punës për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të shpallur në kërkim, bazuar në inteligjencë informative, kapën dhe ndaluan shtetasin:

-L. B., 19 vjeç, banues në Mallakastër, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin e datës 05.04.2022, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç". 19-vjeçari, dyshohet se në qershor të vitit 2021, ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase 15 vjeçe, pa dëshirën e saj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI