Flash

"Është një fatkeqësi": Tifozët e Tottenham kërkojnë shkarkimin e Conte, por dy 'senatorë' mund ta ndjekin

Lapsi.al 24 October 2022
"Është një fatkeqësi": Tifozët e Tottenham

Tifozët e Tottenhamit janë të tërbuar me Antonio Conte. Madje disa prej tyre kërkojnë shkarkimin e trajnerit italian. Spurs pësuan humbjen e parë në shtëpi këtë sezon kundër Newcastle dhe tifozët londinez nuk e kanë pritur mirë. Kjo është humbja e tretë e klubit në shtatë ndeshjet e luajtura në tetor, pas asaj në derbin kundër Arsenalit dhe asaj me Manchester United. Por është edhe dështimi i dytë radhazi. Shifra alarmante për disa tifozë, të cilët kërkojnë shkarkimin e italianit. Megjithatë, në rast lamtumire, dy lojtarë mund ta ndjekin pas.

Në stadiumin e Tottenham Hotspur, skuadra e Conte humbi 2-1 ndaj Neëcastle. Callum Wilson dhe Miguel Almiron shënuan golat për Magpies në pjesën e parë. Më pas, në pjesën e dytë, Harry Kane mposhti me kokë portierin kundërshtar, por kjo nuk mjaftoi.

Trajneri italian, në fund të ndeshjes, shprehu gjithë hidhërimin e tij: “Nuk jemi një skuadër me thellësi të mjaftueshme për të përballuar kompeticionet si Premier League dhe Champions League. Por kjo nuk është një gjë kundër klubit, absolutisht. Ne e dinim situatën sepse fola me klubin. Nëse ju kujtohet mirë, ju thashë në fillim të sezonit se duhet të ecnim hap pas hapi dhe se na duhej kohë dhe durim. Gjithmonë kam thënë se sapo kemi filluar procesin për ta sjellë Tottenham në pozicionin për të luftuar për diçka të rëndësishme."

TIFOZËT KËRKOJNË SHKARKIMIN E CONTE

Fjalët e tij, megjithatë, tërbuan edhe më shumë tifozët të cilët në Twitter kërkuan shkarkimin e tij: “Conte është një fatkeqësi”, ka shkruar dikush. Dhe një tjetër shtoi: “Ne kemi disa nga lojtarët më të mirë në botë, mjaft u ankove! Luaj për të fituar, jo si çdo Burnley që duhet të luajë për të shpëtuar!”. Komentet janë të shumta, por mendimi i të gjithëve është një: “Conte duhet të largohet”.

DY LOJTARË GATI PËR TË THËNË LAMTUMIRË

Pasiguria rrethon trajnerin italian, por ndërkohë bllokon edhe rinovimet e dy senatorëve të Tottenham: Harry Kane dhe Son. Në fakt, siç raporton Daily Express, sulmuesit mund të largohen nga klubi londinez në rast të lamtumirës së Conte. Qëndrimi i tyre te Spurs do të lidhej ngushtë me atë të trajnerit italian. Kontrata e anglezit skadon në vitin 2024, ndërsa ajo e Son në vitin 2025.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI