Flash

Guterres: Duhet të zbatojmë vlerat dhe parimet e Kartës së OKB-së

Lapsi.al 24 October 2022
Guterres: Duhet të zbatojmë vlerat dhe parimet e Kartës së

“Sot më shumë se kurrë, kemi nevojë për të zbatuar vlerat dhe parimet e Kartës së OKB-së në çdo cep të botës, “ sipas një deklaratë të  Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.

Siç vë në dukje Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, sot Organizata po testohet si kurrë më parë. Në këtë kontekst, ai nënvizon se Kombet e Bashkuara u krijuan për periudha të vështira si sot.

“T’i japim një shans paqes dhe t’i japim fund konflikteve që rrezikojnë jetën, të ardhmen dhe përparimin global. Ne duhet të  punojmë për t’i dhënë fund varfërisë ekstreme, për të zhdukur pabarazitë, dhe të mbrojmë planetin tonë,  duke i dhënë fund varësisë tonë ndaj lëndëve djegëse fosile dhe fillimin e revolucionit të energjisë së rinovueshme.

Dhe së fundmi, të luftojmë për lirinë dhe të drejtat e grave dhe vazjave.

Së fundmi, Antonio Guterres apelon që ndërsa festojmë Ditën e OKB-së, “le të ripërtërijmë shpresën dhe besimin tonë në atë që njerëzimi mund të arrijë kur punojmë së bashku, në solidaritet global.

Të këshilluara

Sllovenia mban zgjedhjet presidenciale

Qytetarët në Slloveni më 23 tetor votojnë në zgjedhjet presidenciale, në të cilat garojnë tre kandidatë kryesorë, por është e paqartë se cili do të jetë fituesi...

11:03

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI