Flash

Në Lisbonë nuk ka fituar kurrë në histori: Juventus kundër tabusë dhe gjashtë mungesave ndaj Benfikës

Lapsi.al 24 October 2022
Në Lisbonë nuk ka fituar kurrë në histori: Juventus

Duhet një fitore në Lisbonë kundër Benfica për të shpresuar ende për një mrekulli në kalimin në 1/8 e finaleve të Champions. Ky është objektivi i Juventus, i thirrur në cështje mbrëmjen e së martës në përmbushjen e misionit në tokën portugeze. E gjitha për të mbajtur gjallë shpresat për kalimin e turit në Champions League. Impenjimi i bardhezinjve është edhe më i vështirë duke marrë parasysh mungesat me të cilat do të duhet të përballet Max Allegri. Pogba, Di Maria, Chiesa, Bremer, Paredes dhe De Sciglio nuk do të jenë. Tekniku duhet të bëjë në këtë pikë zgjedhje të detyruara. Për më tepër, ndaj një kundërshtari që nuk ka humbur ende këtë sezon. 15 fitore dhe katër barazime ndërmjet kampionatit dhe kupës për luzitanët.

Lexo më tej: Juventus merr fitoren e dytë radhazi, Allegri: “Po fillojmë të ngjajmë si një skuadër”

Për Juventus do të jetë gjueti për një arritjue të dyfishtë. Bardhezinjtë nuk kanë fituar kurrë në Lisbonë kundër Benfica dhe Sporting. Bilanci thotë tre humbje në tre ndeshje ndaj të parës. E fundit në ndeshjen e parë të Europa League, 2-1 në Prill 2014. Kundër Sporting ka një barazim në ndeshjen e vetme të mëparshme (1-1 në 31 tetor 2017 në grupet e Champions League). Dhe bardhezinjtë kanë një vit që nuk fitojnë jashtë shtëpisë në Champions League, që nga ndeshja në Shën Petersburg ndaj Zenit.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI