Flash

Prindërit mendojnë ndryshe nga menaxheri për rinovimin me Dortmund: Moukoko mendon t'i dëbojë

Lapsi.al 24 October 2022
Prindërit mendojnë ndryshe nga menaxheri për rinovimin me

Rinovimi i mundshëm i Youssoufa Moukoko me Borussia Dortmund po shkakton disa probleme mes lojtarit dhe familjes. Talenti i ri i klubit gjerman është kaq i zemëruar sa dëshiron t'i dëbojë prindërit e tij.

17-vjeçari, i cili e filloi karrierën e tij te St. Pauli, u bë shumë shpejt një yll i të rinjve të verdhezinjve. Sulmuesi gjerman ka grumbulluar rekorde dhe ka djegur të gjitha etapat, duke u ngjitur në hierarki. Moukoko bëri debutimin e tij në kampionat në moshën 16-vjeçare, një rekord. Por ai u bë gjithashtu lojtari më i ri që ka shënuar gol në Bundesligë. E po ashtu edhe më i riu që ka luajtur ndonjëherë në Ligën e Kampionëve.

Tani, pas një faze të parë si profesionist, ai është ende një lojtar shumë premtues, por janë shfaqur problemet e para. Marrëveshja mes Moukoko dhe Borussia, shpjegon Bild, skadon në qershor 2023 dhe nuk ka ende rinovim. Fërkimi mes klubit dhe lojtarit lindi nga çështjet ekonomike. Stafi i të riut kërkoi një pagë elitare për klientin e tij, rreth 6 milionë euro në vit. Klubi, megjithatë, ofron një maksimum prej 10 në tre sezone. Rinovimi, pra, po krijon tensione mes Borussia Dortmund dhe Moukoko, por jo vetëm. E ardhmja e të riut po bëhet një çështje e vërtetë familjare. Prindërit e sulmuesit, në fakt, do të donin që Youssoufa të pranonte ofertën e BVB. 17-vjeçari, i këshilluar nga agjenti i tij Patrick Williams, nuk dëshiron të nënshkruajë.

LOJTARI KËRKON TË DËBOJË PRINDËRIT NGA SHTËPIA

Gjithnjë sipas Bild, Moukoko dëshiron të presë deri më 20 nëntor. Në atë datë ai mbush moshën kur fiton autonomi ligjore për të nënshkruar kontratat e tij. Pas kësaj date, gjermani mund të vendosë në mënyrë të pavarur të pranojë oferta nga klube të tjera. Edhe sot e kësaj dite, ai ende varet nga babai i tij në këtë drejtim. Prindërit akuzojnë agjentin Patrick Williams se ka shkatërruar plotësisht marrëdhënien me djalin e tyre. Familja Moukoko e përshkruan prokurorin e Youssoufa si një person të babëzitur. I riu, megjithatë, nuk dëshiron të dëgjojë prindërit e tij, përkundrazi.

Sulmuesi dëshiron t'u heqë të dyve aksesin te paratë e tij, por zemërimi i tij është i tillë saqë dëshiron të shesë edhe shtëpinë ku jeton familja e tij. Shtëpia ndodhet në jug të Hamburgut dhe ka një vlerë prej 1.07 milionë euro. Lojtari, me fjalë të tjera, dëshiron të dëbojë prindërit. Gjyqi do të zhvillohet më 10 nëntor. Me pak fjalë, rinovimi i Moukoko me Borussia Dortmund gjeneroi gjithashtu një problem serioz familjar.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI