Flash

Pedagogët letër të hapur ambasadës së ShBA dhe asaj britanike: Qeveria i quan kërkesat politike

Lapsi.al 24 October 2022
Pedagogët letër të hapur ambasadës së ShBA dhe asaj

Pedagogët në vijimësi të bojkotit të mësimdhënies, iu janë drejtuar me një letër të hapur Ambasadës së SHBA, Britanisë dhe shteteve të BE në vendin tonë, duke i informuar lidhur me protestën e tyre.

Kreu i Sindikatës, Sandër Kovaçi, teksa lexoi letrën drejtuar institucioneve diplomatike, u shpreh se qeveria po përpiqet të politizojë protestën me qëllim për të lënë të pazgjidhura kërkesat e tyre.

Ai theksoi se “Rama duhet të ndalojë intimidimin dhe të trajtoje me seriozitet kërkesat.”

Sandër Kovaçi: Letër e hapur drejtuar Presidentit, Kryetares së Kuvendit, Kryeministrit, për dijeni Ambasadës Amerikane, Ambasadës së Britanisë dhe shteteve të BE në vendin tonë.

Prej më se dy javësh trupa akademike ka filluar protesta. Gjykojmë se mungesa e mbështetjes ka ndikuar në largimin e rinisë së vendit, është larguar një pjesë e stafit akademik. Boshatisja e auditorëve është çështje e njohur tashmë.

Qeveria është përpjekur t’i konsiderojë politike, me qëllim për ti lënë të pazgjidhura këto kërkesa. Çdo kërkesë e paraqitur ka si synim rritjen e cilësisë së arsimit, frenimin e largimit të rinisë.

Me anë të kësaj letre të hapur, synojmë t’iu informojmë duke kërkuar mbështetje për situatën aktuale. Rama të ndalojë intimidimin dhe të trajtoje me seriozitet kërkesat.

Të plotësohen kërkesat për të marrë fund bojkoti dhe të rinisë mësimdhënia.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI