Flash

Rishi Sunak triumfon/ Kryeministri i parë indian i Britanisë së Madhe

Lapsi.al 24 October 2022
Rishi Sunak triumfon/ Kryeministri i parë indian i Britanisë së

Rishi Sunak është kryeministri i ardhshëm i Britanise se Madhe pasi rivalja e tij Mordaunt tërhiqet nga gara.

BBC raporton se Penny Mordaunt është tërhequr të hënën nga gara për të udhëhequr Partinë Konservatore. Sipas BBC, ajo ka dhënë mbështetjen e saj për Sunak.

Shtatë javë pasi humbi në përballjen me Liz Truss në garën e parë të lidershipit konservator të këtij viti, Rishi Sunak doli fitues këtë herë.

Sunak merr detyrën teksa Britania e Madhe përballet me sfida të mëdha ekonomike.

Sunak bëhet kështu kryeministri i parë britanik me prejardhje indiane, pasi familja e tij migroi në Britani në vitet ’60.

Sunak u bë i njohur për publikun britanik kur ishte 39 vjeç, pasi Johnson e emëroi ministër të Financave, në kohën kur Britania regjistroi rastet e para me koronavirus.

“Kam shërbyer si kancelari juaj, duke ndihmuar që ta drejtojmë ekonominë tonë në kohërat më të vështira”, tha Sunak përmes një deklarate të dielën.

“Sfidat me të cilat po përballemi tani janë edhe më të mëdha. Por, mundësitë – nëse bëjmë zgjedhjen e duhur – janë fenomenale”, shtoi ai.

Lexo më tej: Sunak, favorit në garën për kryeministër të Britanisë 

Lexo më tej: A mund të rikthehet vërtet Boris Johnson? 

Lexo më tej: Çfarë ndodhi me Liz Truss, një udhërrëfyes përmes kaosit 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI